Çeshtjet kryesore qe u diskutuan ne mbledhjen e radhes te Komitetit Nderministror te Integrimit Europian qe u zhvillua sot ne mesdite, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, kishin te benin me sta

Çeshtjet kryesore qe u diskutuan ne mbledhjen e radhes te Komitetit Nderministror te Integrimit Europian qe u zhvillua sot ne mesdite, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, kishin te benin me stadin aktual dhe veprimtarite e kryera ne kuader te procesit te Stabilizim Asociimit te Shqiperise ne BE.
Duke hapur mbledhjen Kryeministri Nano, theksoi se, sot vijme ne mbledhjen e KNI, per te vleresuar se bashku hapat e hedhur dhe per te percaktuar se c'do te bejme per te plotesuar detyrimet tona kundrejt axhendes se negociatave qe kemi hapur me BE. Ne themel jane reformat perafruese qe duhet te vazhdojme te projektojme e te vazhdojme te zbatojme per te dhene rezultatin e programuar ne bashkepunimin me intensiv me strukturat e BE, prioriteti i aktivitetit tone qeverises.
Kryeministri Fatos Nano, duke prezantuar rendin e dites dhe problemet qe u diskutuan ne kete mbledhje te KNI-se, tha se ato, kane te bejne me se pari me negociatat e raundit te pare te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit qe u zhvillua me daten 13 shkurt ne Tirane, ndermjet perfaqesuesve te Komisionit Eropian dhe Grupit Negociator Shqiptar, duke filluar me shqyrtimin e draft-marreveshjes se Stabilizim - Asocimiit. Ne raundin e pare te bisedimeve qe e konsideroj te sukseshem, nenvizoi zoti Nano, u perfshi Preambula dhe neni i pare i saj, Kreu i pare i Marreveshjes e Parimet e Pergjitheshme, neni 2-7; Kreu i dyte: dialogu politik dhe nenet 8 - 11; Kreu i trete "Bashkepunimi rajonal" dhe nenet 12- 15.
Pika e dyte rendit te dites lidhet me Mbledhjen e Gjashte te Komitetit te Perbashket Shqiperi - BE qe u zhvillua me 12 shkurt 2003 ne Tirane, ku u diskutua rreth progresit te arritur nga institucionet shqiptare ne 12 muajt e fundit ku nje vend te veçante zene zhvillimet ekonomike dhe marredheniet tregtare.
"Ne kete raund, u shqyrtua progresi dhe problematika e zbatimit te reformave ne Shqiperi dhe roli i asistences komunitare ne kete funksion, ecuria e reformes ligjore dhe perafrimi me legjislacionin, situata e forcimit te metejshem te institucioneve demokratike shteterore dhe reforma ne administraten publike dhe ne infrastrukture. Duke u ndalur ne kete çeshtje, kryeministri theksoi se Perfaqesuesit e Komisionit pershendeten aksionin ekzekutiv te institucioneve tona ne rrugen e reformimit duke percaktuar njeheresh detyra per te cilat duhet te vazhdojme t'i shqyrtojme ne menyre te ligjshme per zgjidhjen e problemeve dhe garancite e progresit qe kerkohet, nenvizoi Kryeministri.
Ne piken e trete te rendit te dites, tha zoti Nano, do te diskutohet rreth perpjekjeve per te bere te mundur realizimin ne afatet e parashikuara te te gjitha angazhimeve qe kane marrre institucionet Shqiptare ne mbeshtetje te procesit te integrimit te Shqiperise ne BE dhe ne kete funksion per te trajtuar ne menyre te veçante ceshtjet me problematike qe jane ngritur ne takimet e perbashket sdf me Komisionin Europian dhe me ne, si dhe ato qe ngrihen ne raportin e fundit mbi drejtesine dhe punet e brendeshme.
"Ministri i Integrimit Nako me Grupin e Negociatoreve ka zhvilluar nje seri takimesh me dikasteret me te lidhuara me keto ceshtje. Ne keto takime deri tani Ministria e Drejtesise, Rendit Publik dhe Energjetikes e Industrise, del se angazhimi i tyre eshte maksimal per realizimin e te gjitha detyrimeve nderkohe qe duhet te na terheqe vemendjen fakti, qe per forcimin dhe automatizimin e bashkepunimit nderinstitucional, mbetet akoma per te bere me shume per ceshtjet qe trajtohen ne procesin e negociatave me BE pasi i tejkalojne kompetencat ekzekutive te nje ministrie me vete",- theksoi Kryeministri Nano.
Kryeministri kerkoj qe ne keto raportime te perfshihen edhe ato sektore qe nuk jane bere ende objekt i diskutimeve me Task Forcen apo i mbledhjeve me misionet e ndryshme te BE, me qellim qe te japim nje vizion me te qarte per procesin e reformave qe zbatohen.
Me pas, Ministri i Integrimit, Sokol Nako gjate shpjegimit qe beri per rezultatin e negociatave, vuri ne dukje se ishin mirepritur te gjitha propozimet e Grupit te Negociatoreve te Shqiperise dhe ishin pranuar te gjitha verejtjet ne lidhje me dialogun politik etj.
Ministri i Rendit Publik, Luan Rama, Ministri i Drejtesise, Spiro Peçi, Ministri i Idustrise dhe Energjetikes, Viktor Doda informuan KNI-ne rreth masave qe kane marre dikasteret e tyre per te plotesuar detyrat e ngarkuara dhe per te çuar me perpara thellimin e reformave ne keto dikastere duke shprehur angazhimin maksimal ne mbeshtetje te procesit te integrimit te Shqiperise ne BE.
Kryeministri Nano riperseriti, se lufta kunder korrupsionit, trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar do te mbetet edhe ne te ardhshem prioritet kryesor i qeverise.
Nje vemendje e vecante ne mbledhjen e KNI-se iu kushtua thellimit te reformes ne administraten publike. Kryeministri kerkoi qe te diskutohet dhe te behet nje analize e plote ne kete drejtim dhe brenda dy javeve te paraqitet ne Komitetin Nderministror te Administrates Publike, ne KNI dhe ne Qeveri nje material ku te percaktohen ndryshimet qe duhen bere ne legjislacionin perkates dhe praktikat e deritashme me qellim qe te disiplinohet veprimtaria e nenpunesit civil dhe te krijohet nje tjeter koncept per administraten publike moderne sidomos ne drejtim te shtrirjes te principeve te sherbimit civil ne sherbime te shtetit.
Nje tjeter problem qe u diskutua me priotitet ne mbledhjen e KNI-se ishte edhe ai riorganizimit te sistemit te drejtesise. Kryeministri dha porosi qe brenda tre mujorit te pare te kete nje studim per vleresimin, per riorganizimin e ketij sistemi. Po ashtu Kryeministri kerkoi vemendjen e domosdoshme per zbatimin e marreveshjeve te perbashketa per Tregtine e Lire dhe per punesimin si dhe per reformen ne energjetike.
Kryeministri theksoi se kemi hyre perfundimisht ne nje faze konkrete vendimarrjeje ne procesin e negociatave.
"Prandaj ne ushtrimin e pergjegjesive ekzekutive qe kemi duhet kontribut profesional dhe agresivitet pozitiv i cdo titullari, per te arritur qe nga mbledhja ne mbledhje te KNI-se, brenda hapesirave gjashtejavore te negociatave te arrijme rezultate te dallueshme rreth progresit te dallueshem dhe te qendrueshem kundrejt targeteve te programuara",- u shpreh ne perfundim Kryeministri.