E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot ambasadorin e Katarit, ne vendin tone, me rezidence ne Rome, z. Al Hajri. Kryeministri Nano, pas pershendetjeve te rastit beri nje vleresim te pergjithshem te marred

Kryeministri Fatos Nano priti sot ambasadorin e Katarit, ne vendin tone, me rezidence ne Rome, z. Al Hajri.
Kryeministri Nano, pas pershendetjeve te rastit beri nje vleresim te pergjithshem te marredhenieve te Shqiperise me Katarin. Ato, tha ai, jane te mira, por te pakonkretizuara ne fusha bashkepunimi.
"Eshte e domosdoshme qe vullneti politik i te dyja paleve per avancimin e tyre te identifikohet ne hapa sipermarrjesh praktike. Shqiperia e quan Katarin nje vend mik dhe konsideron me simpati arritjet, pervojen, aftesite dhe mundesite e tij te shumta", tha Kryeministri.
Ne mendojme, u shpreh Kryeministri Nano, se eshte momenti i pershtatshem per te thelluar e zgjeruar bashkepunimin bilateral ne fusha me interes te perbashket. Per kete mund te punohet per te ngritur me lart nivelin dhe per te shtuar frekuencen e dialogut dhe te kontakteve tona politike. "Plotesimi i kuadrit ligjor e institucional, i marredhenieve bilaterale, nepermjet pershpejtimit te procedurave te nenshkrimit te marreveshjeve te nevojshme dhe ngritjes se organeve te perbashketa, qe do te menaxhojne e monitorojne bashkepunimin, do te ishte nje tjeter nderrmarrje, e cila do t'iu jepte atyre impulse te fuqishme".
Kryeministri Nano, i shprehu ambasadorit te Katarit, ne emer te qeverise shqiptare, falenderime e mirenjohje, per ndihmen e derguar nga vendi i tij me rastin e permbytjeve te shtatorit te vitit te kaluar ne disa zona te Shqiperise.

Ambasadori Al Hajri, pasi e falenderoi Kryeministrin Nano per pritjen, i percolli atij pershendetjet dhe "konsideraten shume te larte te Emirit te Katarit". Ne, tha ai, e shikojme me interes bashkepunimin me Shqiperine. "Ndajme te njejtin mendim se duhet te punojme per ta konkretizuar ate ne sektore me interes. Shqiperia perben nje vend europian me resurse te rendesishme dhe potenciale te shumta per bashkepunim. Ne duam te perfitojme nga keto mundesi", u shpreh ne kete takim z. Al Hajri.
Ai i percolli Kryeministrit Nano ftesen e Emirit te Katarit per te kryer nje vizite zyrtare ne nje kohe te pershtatshme per te.
Gjate bisedes u fol gjithashtu edhe per zhvillimet me te fundit ne Lindjen e Mesme, per konfliktin izraelito-palestinez dhe per krizen e Irakut.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›