E Diel, 1 Nëntor 2026

Me nisjen tuaj për të përmbushur misione paqeruajtëse të shkallës botërore, ju përbëni një dëshmi të gjallë të transformimeve te medha që Shqiperia perjeton Të dashur oficerë, nÃ

Me nisjen tuaj për të përmbushur misione paqeruajtëse të shkallës botërore, ju përbëni një dëshmi të gjallë të transformimeve te medha që Shqiperia perjeton

Të dashur oficerë, nënoficerë dhe ushtarë, ju përshëndes dhe ju uroj shëndet,
I nderuar ambasador i Republikes mike te Turqise,
Te nderuar perfaqesues diplomatike te asistences ushtarake te SHBA dhe te Republikes Gjermane,
Te nderuar pjesemarres,

Eshte një kënaqësi e veçantë, nder dhe përgjegjësi politike dhe qytetare e kryeministrit, që në emër të qeverisë shqiptare t'ju përshëndes juve, djemtë e Shqipërisë dhe t'ju uroj sukses në misionin tuaj të rëndësishëm ndërkombëtar në mbrojtje të paqes dhe dinjitetit njerëzor.

Trupa juaj dhe flamuri shqiptar që ju do të përfaqësoni në Afganistan është një dëshmi e plotë e ndryshimeve dhe reformimit të thellë që ka pësuar ushtria shqiptare. E gjithë shoqëria shqiptare, eshte përfshirë përfundimisht në zhvillimet globale dhe e aftë të ecë në një hap me kombet e tjerë të demokracive euroatlantike. Vetëm pak vite më parë, në po këtë aeroport që mban emrin e humanistes së madhe shqiptare, Nënë Terezës, zbarkuan ushtarë të huaj që do të na ndihmonin të rivendosnim paqen mbas traumës së madhe të marsit të vitit 1997. Tani me nisjen tuaj për të përmbushur misione paqeruajtëse të shkallës botërore, ju përbëni një dëshmi të gjallë të transformimeve te medha që Shqiperia perjeton.

Të dashur miq,
Familjarë e të afërm,

Dje ne pritëm vëllezërit tuaj që u kthyen nga Afganistani. Atë tokë të ashpër e të largët, ata e bënë të afërt. Aksioni juaj është provë që ne jemi tashmë pjestarë të familjes së madhe progresiste euroatlantike që lufton për të fituar paqja mbi terrorizmin, jeta mbi vdekjen. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit ne tashmë e kemi identifikuar armikun tonë të përbashkët dhe jemi rreshtuar pa asnjë mëdyshje në krahun e paqes dhe të progresit. Nga ana tjetër Ju jeni pararojë e përpjekjeve tona të përbashkëta për t'u bërë edhe de jure anëtarë të Aleancës Atlantike. Suksesi i kolegëve tuaj të sapokthyer dhe suksesi juaj i sigurtë në misionin paqeruajtës në Afganistan është një garanci për këtë synim të madh kombetar.

Me cilësinë e ambasadorëve shqiptarë në Afganistan, nën flamurin e përbashkët të lirisë e qytetërimit, ju përsërisni hyrjen çlirimtare të aleatëve në Evropë në Luftën e Dytë Botërore, përsërisni hyrjen e ushtarëve të NATO-s në Kosovë, duke dhënë një kontribut të çmuar në sfidën globale të luftës kundër terrorizmit.

Planeti ku jetojmë, falë zhvillimeve progresiste demokratike është shndërruar në një familje të madhe ku e keqja dhe dhimbja kurrë nuk mund të jenë të largëta dhe të huaja. Ju, duke shkuar në Afganistan, do të shërbeni jo vetëm si bij të Shqipërisë, por edhe si bij të kësaj familjeje.

Si Kryeministër i Shqipërisë ju garantoj se Qeveria dhe institucionet shqiptare, njelloj si të afërmit dhe familjarët tuaj, eshte krenare me ju dhe gjithmone prane jush.

Rrugë të mbarë dhe mirese të vini!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›