Kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mori pjesë sot paradite në aktivitetet që u zhvilluan në Tiranë, me rastin e Ditës së Verës, tashmë një festë me përmasa mba
Kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mori pjesë sot paradite në aktivitetet që u zhvilluan në Tiranë, me rastin e Ditës së Verës, tashmë një festë me përmasa mbarëkombëtare, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Kryeministri, i shoqëruar dhe nga zëvendëskryeministri Namik Dokle, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Klosi, Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, Zëvendësministri i Integrimit Europian, Arben Ahmetaj, Prefektja e Tiranës Mimi Kodheli, si dhe disa administratorë të njohur publik, si Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Shpëtim Idrizi, Drejtori i KESH, Andis Harasani, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Tiranë, Majlinda Keta, etj., mori pjesë fillimisht në çeljen e kësaj feste, që nisi në Sheshin "Europa" dhe Sheshin "Skënderbej".
Më pas, Kryeministri Nano, duke kaluar bashkë me qytetarët në sheshin "Europa", sheshin "Skënderbej" dhe bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ka ndjekuar nga afër aktivitetet e organizuar me rastin e kësaj feste, ka shkëmbyer përshëndetje me qytetarë të shumë, fëmijë e të rinj që festonin se bashku në këtë ditë, duke iu uruar atyre "Ditën e Verës".
Kryeministri Nano dhe personalitet që e shoqëronin asistuan në ekspozitën natyrore, të hapur përpara Galerisë Kombëtare të Arteve, ku nxënës të shkollave 9- vjecare dhe të mesme kishin ekspozuar punimet e tyre në pikurë.
Kryeministri ndoqi gjithashtu, përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" një koncert fëmijësh dhe të rinjsh të Akademisë së Dancit, si dhe një grup të rinjsh artistë e sportistë të veshur me kostume popullore, të cilët formuan simbolikisht hartën e Shqipërisë. Kryeministri u ndal edhe në panairin e librit që ishte hapur përpara Qendrës Kombëtare të Kulturës, si dhe aktivitetet e larmishme para Akademisë së Arteve.
Në këtë atmosferë festive Kryeministri Fatos Nano u shpreh:
"Tashmë e kemi këtë traditë edhe në kryeqytet. Kjo festë është festë bashkimi, është festë zhvillimi, festë që njerëzit i ndihmon të shikojnë me shumë besim të ardhmen. Kjo është stina e ngjyrave, e përtëritjes, dhe besoj e qëndrueshmërisë së këtij zhvillimi".
Duke iu pergjigjur interesimit të medias, lidhur me emrat e mundshëm të kandidatëve të PS-së për kryeqytetin, të cilët ishin të pranishëm së bashku në këtë festë, zoti Nano u shpreh: "Tirana dhe kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë janë tashmë bashkë dhe nuk po ndahen".
Dita e Verës, tashmë si një Ditë feste kombëtare, ka kaluar sot në një atmosferë festive në shumë qytete të
vendit.