E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili denon spiunazhin e SHBA

Brazili e ka dënuar programin e spiunimit të Shteteve të Bashkuara, pasi është raportuar se në shënjestër ishte presidentja Dilma Rousseff, duke e cilesuar kete si “invazion të papranueshëm” ndaj sovranitetit të tij.
Një program i lajmeve në Brazil ka raportuar se Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Shteteve të Bashkuara ka spiunuar permes emaileve, thirrjeve telefonike dhe mesazheve teksuale, të presidentes Rousseff, si dhe të presidentit të Meksikës, Enrique Pena Nieto.

Në raport janë cituar dokumentet që janë marrë nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikan, Edward Snowden, i cili gjendet vazhdon te jete ne arrati.
Ministria e jashtme e Brazilit gjate nje bisede telefonike gjate dites se djeshme I kerkoi ambasadorit amerikan, Thomas Shanon ë Shtëpia e Bardhë të paraqes shpjegim me shkrim lidhur me akuzat për spiunim.

Meksika, poashtu, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për t’i hetuar akuzat, duke thënë se nëse ato vertetohen,spiunazhi perben nje shkejlje serioze te sovranitetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›