Rrjeti i organizatave shqiptare: Mbrojmë Albin Kurtin

Prishtinë, 12 shkurt, NOA - Rrjeti i
organizatave shqiptare ka lëshuar një deklaratë publike në mbrojtje të kreut
të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga akuzat për demonstratën e
organizuar tre vjet më parë në Kosovë. Tre vjet pas vrasjes së Mon Balajt e
Arben Xheladinit dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve në demostratën e 10
shkurtit 2007 të Lëvizjes Vetëvendosje, në bankën e të akuzuarve për këtë krim
po vihet Albin Kurti, kryetari i kësaj organizate. Tashmë shumëkush e ka
të qartë se përgjegjësia për këtë krim qëndron tjetërkund, te policia e
UNMIK-ut, që në bashkëpunim me SHPK dhe qeverinë e Kosovës, kërkonin të ndalnin
protestat popullore, thuhet në këtë deklaratë.
Duke shtuar se përfaqësuesit e organizatave
shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare, gjykojmë se vazhdimi i gjyqit kundër Kurtit
nga ana e EULEX-it është një përpjekje për të penguar vënien e drejtësisë
për krimin, në mënyrë që shkaktarët e vërtetë të mos dënohen asnjëherë dhe për
të goditur edhe njëherë Lëvizjen Vetëvendosje, e cila është kundërshtare e
zbatimit të Planit Ahtisari dhe e mandatit aktual të EULEX-it.
Ne me keqardhje vërejmë se EULEX-i me këtë
gjyq politik po vazhdon rrugën e nisur nga UNMIK-u dhe duke qenë vetë palë në
konflikt me Lëvizjen Vetëvendosje! nuk mund të garantojë një gjykim të paanshëm
dhe të drejtë, thuhet në këtë deklaratë.
n.e/NOA