Ligji i ri per akcizen sipas kerkesave dhe standardeve te BE-se
Tarifat tatimore dhe ato doganore, nuk pritet të preken gjatë vitit që vjen, megjithatë akciza për cigaret do të njohë një rritje dhe kjo parashikohet të përfshihet brenda ligjit të ri të akcizave.
Kjo bëhet me qëllim që të ndryshojë sjella e konsumatorit ndaj këtij produkti.
Bëhet fjalë për ligjin më të ri të akcizave, mbi të cilin po punon aktualisht Ministria e Financave.
Bëhet e ditur se ligji është duke përfunduar dhe pritet të vijë shumë shpejt në Kuvend.
Ligji do të jetë sipas kërkesave dhe standardeve të Bashkimit Europian, duke iu përshtatur tregut vendas.
Me këtë lig, akciza do të aplikohet edhe për prodhimet vendase dhe do të administrohet nga Doganat dhe jo më nga Tatimet.
Sipas deklarimeve të mëparshme, të ministrit të Financave, Ridvan Bode, ligji i ri i akcizave nuk prek rrjetin e tarifave, por thjesht do të sjellë ndryshim procedurash.
Por duke u nisur nga deklarimet e fundit të kreu të Financave, pritet që të ketë rritje të akcizës për cigaret në kuadrin e fushatës së ndërmarrë nga Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë për luftën kundër duhanit.
Akciza e cigareve planifikohet të rritet nga 70 lekë paketa, në 90 lekë paketa.
Pak kohë më parë, ministri Bode ka argumentuar se akciza është programuar të rritet deri më 2015-ën, pasi nuk mund të rritet menjëherë.
Sepse sipas tij, ka të bëjë me rregullat e qarkullimit të mallrave dhe reagimin e konsumatorëve ndaj produktit.