E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Kemi qene pro mbylljes se burgut te Guantanamos

Kryeministri Berisha la te hapur mundesine e pranimit ne Shqiperi, te ish-te burgosurve te bazes se Guantanamos. I pyetur ne lidhje me mbledhjen e kesaj baze dhe ndonje kerkese te mundshme per te pranuar ish-te burgosur ne Shqiperi, kryeministri Berisha deklaroi se ai ishte pro mbylljes se burgut. "Edhe nje vit me pare, ne kemi qene per mbylljen e atij burgu, i cili u shnderrua ne nje simbol te asaj qe SHBA-te nuk jane. Kontributi qe ne dhame ishte modest, por jemi shume te kenaqur qe e dhame dhe e pershendesim vendimin e Presidentit Obama, per mbylljen ne afatin e duhur te ketij burgu. Absolutisht, ne jemi ne kontakt te vazhdueshem dhe mund te them se kjo mbyllje eshte nje gje shume e mire", tha Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›