E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Transport falas per nxenesit"

Kryesocialisti Rama, ne nje nga premtimet e tij parazgjedhore, deklaroi se do t'i jape dinjitet shtetit, kur sipas tij, pas 142 ditesh do te jete fundi i kolonive migjeniane te femijeve, per te shkuar ne shkolle. Ai premtoi se do t'i japin cdo femije mundesine e barabarte per shkollim, pavaresisht nese ka lindur ne Tirane apo ne fshatrat e Hasit ose Mallakastres. "Asnje femije i varfer nuk do te mbetet pa libra, asnje prind qe nuk blen dot librat e femijes per shkak te varferise, nuk do te mbetet pa ndihme dhe asnje zone rurale nuk do te mbetet pa mesues", theksoi kryetari Rama para mbeshtetesve vlonjate. Sipas tij, kudo qe do te kete femije per te shkuar ne shkolle me shume se 20 minuta ne kembe, do te jene ata, qe do t'i transportojne falas. "Sepse nuk mund te kete nje Shqiperi femijesh me abetare, e nje Shqiperi femijesh pa abetare, sepse atdheu yne s'mund te jete prind per disa femije, e njerke per disa femije te tjere", tha midis te tjerash, kryesocialisti Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›