E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Deshton problemi zgjidhjes se prones"

Levizja Socialiste per Integrim ka kritikuar procesin e zgjidhjes se problemit te pronesise. Ne nje prononcim per mediat, Kryetari i Komitetit Drejtues Kombetar, Edmond Haxhinasto, shprehu shqetesimin per moszgjidhjen perfundimtare te ceshtjeve te pronesise ne vend. "Tashme ketij shqetesimi i bashkohet edhe Bashkimi Evropian, duke e trajtuar ate me te drejte, si nje kusht per integrimin e metejshem te vendit ne BE", vleresoi Haxhinasto. Sipas tij, deshtimi i qeverise Berisha ne zgjidhjen e problemit te pronesise, eshte deshtimi me i rende i kesaj qeverie ne politikat e saj zhvillimore. "Pasi zgjidhja e kesaj ceshtje kushtezon gjithe politikat e tjera sektoriale, zhvillimin e bujqesise, turizmin, infrastrukturen dhe vecanerisht kushtezon terheqjen e investimeve te huaja", nenvizoi zyrtari i LSI-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›