Qeveria e Shqiperise mesoi sot me keqardhje te thelle per atentatin dhe vdekjen e Kryeministrit te Serbise, Z. Zoran Gjinxhic. Me kete rast, kryeministri shqiptar Z. Fatos Nano i dergoi qeverise se
Qeveria e Shqiperise mesoi sot me keqardhje te thelle per atentatin dhe vdekjen e Kryeministrit te Serbise, Z. Zoran Gjinxhic.
Me kete rast, kryeministri shqiptar Z. Fatos Nano i dergoi qeverise se Serbise nje telegram ngushellimi, ne te cilin thuhet:
"Mesova me keqardhje dhe hidherim te thelle per aktin terrorist ndaj Kryeministrit te Republikes se Serbise dhe mikut tim, z. Zoran Gjinxhic.
Vrasja kriminale e Kryeministrit te Serbise eshte nje atentat i rende dhe i pashembullt i forcave regresive qe drejtohet jo vetem kunder demokracise ne Serbi, por edhe ndaj stabilitetit dhe paqes ne rajon.
Ne emer te qeverise se Republikes se Shqiperise shpreh indinjaten e thelle ndaj ketij akti dhe ndaj atyre qe qendrojne pas tij. Ky akt synon te pengoje popullin serb ne rrugen e tij drejt reformave progresiste dhe te destabilizoje gjendjen ne Serbi e me gjere. Ky akt barbar eshte nje perpjekje e pashprese e forcave te erreta qe perfaqesojne te kaluaren dhe nje periudhe te kapercyer tashme.
Ne emer te qeverise shqiptare si dhe ne emrin tim personal, i shpreh ngushellimet e sinqerta familjes se z. Gjinxhic, qeverise dhe popullit serb, per kete humbje te rende, duke shprehur gjithashtu solidaritetin e larte me te gjitha forcat demokratike ne Serbi si dhe bindjen se akte te tilla nuk do jene ne gjendje te kthejne pas procesetdemokratike dhe integruese te nisura".