E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Nano perpara Keshillit te Sigurimit Kombetar shprehet per masa konkrete ne permiresimin e infrastruktures dhe sigurise ne kufijte shteteror sipas standarteve europiane. Kryeministri F

Kryeministri Nano perpara Keshillit te Sigurimit Kombetar shprehet per masa konkrete ne permiresimin e infrastruktures dhe sigurise ne kufijte shteteror sipas standarteve europiane.
Kryeministri Fatos Nano ka marre pjese sot ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit Kombetar te Republikes e cila eshte zhvilluar ne seline e Presidences.

Gjate fjales e tij perpara Keshillit te Sigurimit Kombetar Kryeministri Fatos Nano ka shprehur angazhimin dhe vullnetin e qeverise shqiptare per permiresimin konkret te sigurise kombetare ne parametrat bashkekohore. Klima e nderkombetare dhe ajo rajonale paraqet nje mjedis dhe linja te reja te menaxhimit dhe zgjidhjes se konflikteve.

Ne kete kuader qeveria shqiptare -tha Kryeministri- po perpiqet te kthehet ne partnere dhe aleate produktive e kerkeses se komunitetit nderkombetar per eleminimin dhe shuarjen e konflikteve, permes perpjekeve jo vetem politike, diplomatike e ekonomike por edhe me krijimin e strukturave te specializuar sic eshte edhe operacioni antitrafik apo "matrica shengen".

Kryeministri u shpreh se situata me e fundit ne kufirin jugor shtron si domosdoshmeri marrjen e masave te menjehershme, konkrete dhe komplekse per te shmangur fenomene te tilla ne te ardhmen.

Kryeministri Nano tha se Komiteti Nderministror i politikave te sigurimit i cili u mblodh nje dite me pare i sugjeroi Keshillit te Ministrave masa konkrete si :

- Permiresimi i bazes ligjore per sigurimin e levizjes se lire te shtetasve e cila kerkon .

1-Te miratohet me perparesi nga Kuvendi i Shqiperise paketa ligjore "Per sherbimin e gjendjes civile" qe do te ndihmoje ne pajisjen e shtetasve me dokumenta identifikimi sipas standarteve europiane .

2-Pjesemarrjen dhe miratimin me perparesi te konvetave per njohjen e dokumentave te udhetimit

3-Ndryshimin dhe permiresimin e legjislacionit ne fushen e tansporteve e ne menyre te vecante ne ate detar.

4-Nxjerjen e urdherave te perbashketa nga ministrite e linjes per perballimin e gjendjes emergjente ne fushen e sigurimit dhe te levizjes normale ne piket e kalimit kufitar

5-Permiresimin e regjimit juridik te kufirit ne perputhje me standartet e vendeve anetare te BE-se dhe NATO-s

Ndersa duke u shprehur per permiresimin e infrastruktures ne pikat e kalimit kufitar Kryeministri permendi tre pikat te cilat do te aktivizonin veprimet ne kete drejtim te cilat jane:

1.Aktivizimi i pikave te reja te kalimit kufitar si dhe marrja e masave per pika te reja te kalimit kufitar per te pare mundesine e shtimit te tyre te metejshem,

2. Permiresimi i infrastruktures ne keto pika permes investimeve nga buxheti i shtetit por edhe nga investime te huaja .

3. Standartizimi i infrastruktures se kontrollit qe aktualisht kryhet ne keto pika, sipas standarteve te marreveshjes shengen

Gjithashtu Kryeministri ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Sigurimit vleresoi se Keshilli i Ministrave do te hartoje dhe miratoje project-aktet e paketes "Matrica Shengen" per t'i cuar drejt zgjidhjes problemet ne fushen e sigurimit te kufijve shteteror , levizjes se lire te shtetasve duke permbushur detyrimet qe lindin nga procesi i integrimit ne strukturat e BE-se.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›