E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Johanesburg ku eshte duke zhvilluar punimet Samiti 2002, i quajtur ndryshe "Samiti i Tokes" nga dita e djeshme merr pjese edhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Fatos Nano.

Ne Johanesburg ku eshte duke zhvilluar punimet Samiti 2002, i quajtur ndryshe "Samiti i Tokes" nga dita e djeshme merr pjese edhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Fatos Nano.
Ne pritjen e dhene me rastin e mberritjes se kryetareve te shteteve ne kete samit, kryeministri Nano u takua me Presidentin e Afrikes se Jugut Mbeki, me sekretarin e pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Kofi Annan si dhe me nje numer personalitetesh te larta nga vende te ndryshem prezente ne kete samit.
Kryeministri Nano pati nje takim te vecante me kryeministrin Berluskoni ku gjeti rastin ta falenderoje per vemendjen preferenciale te treguar ndaj Shqiperise dhe theksoi se duke qene terminali me i afert me Italine, Tirana zyrtare, eshte e interesuar te integroje nje sistem komunikimi dhe informacioni si pjese te nje kuadri per integrimin e sitemeve informatike, energjitike, ujore dhe shkembimeve ekonomike ne teresi brenda procesit te hapjes dhe integrimit te Shqiperise ne hapesiren e BE-se. Ne kete funksion Kryeministri Berluskoni e ftoi kryeministrin Nano qe menjehere pas perfundimit te samitit te zhvilloj nje vizite ne Rome me synim thellimin me tej te bashkepunimit strategjik mes dy vendeve. Ky takim midis dy Kryeministrave u zhvillua ne nje prej workshopeve te ketij samiti me teme "Informatizimi i metejshem te qeverisjes si kusht per rritjen e transparences dhe permiresimit rrenjesor te marredhenive me qytetaret dhe operatoreve ekonomike", projekt ne te cilin marrin pjese shtatedhjete shtete dhe i finacuar nga qeveria italiane, ku Shqiperia eshte perzgjedhur ne pese shtetet e para.
Nje takim te vecante Kryeministri Nano zhvilloi edhe me Presidentin e Komisionit te BE-se, Romano Prodi. Gjate takimit eshte folur mbi dinamizmin dhe vitalitetin e sipermarrjes dhe ekonomise shqiptare dhe integrimin brenda procesit te stabilizim-asocimit per t'u bashkerenduar me tej ne kuadrin e disiplinimit dhe stimulimit qe ofrojne institucionet dhe programet e BE-se per vende ne proceset integruese sic eshte Shqiperia.Per kete qellim pas dy ditesh Kryeministri Nano dhe Presidenti i Komisionit Europian Prodi do te zhvillojne nje takim tjeter mes tyre.
Po kështu Kryeministri shkembeu mendime me kryeministrat e Mbreterive te Danimarkes z. Anders Fogh Rasmussen dhe ate te Belgjikes, z. Guy Verhofstadt.
Gjithashtu ne takimin me Presidentin Jugosllav Koshtunica, zoti Nano ritheksoi idete e veta per domosdoshmerine e nje bashkepunimi me te thelle e te gjithanshem rajonal, si nje kusht per ruajtjen e klimes se re. Ne kete kuader u pershendet vendimi i mare per rritjen e nivelit te perfaqesimit diplomatik mes dy vendeve. Kryeministri Nano gjate takimit me Presidentin Koshtunica theksoi se ka ardhur koha te krijohen komisione dhe grupe pune te cilet do te evidentojne problematikat dhe do te propozojne konkretisht aksionet qe duhet te ndermerren per me shume bashkepunim ne kuadrin rajonal, duke u fokusuar vecanerisht ne pergatitjen dhe zbatimin e projekteve konkrete te reja apo edhe pershpejtimin e atyre ekzistuese vecanerisht ne fushat e infrastruktures, te turizmit, energjise, qarkullimit te lire te njerezve etj. Nje shembull i tille - u tha gjate takimit- eshte integrimi I projektit te rruges Durres – Kukes - Prishtine ne nje dimension te korridoreve rajonale.
Gjithashtu nje takim te vecante Kryeministri Nano zhvilloi me Kryeministrin e Malit te Zi, Vujanovic. Kryeministri Nano pasi përshëndeti frymen e mire të bashkëpunimit që ekziston mes dy vendeve , u shpreh se Shqiperia eshte po aq e interesuar sa edhe Mali I Zi qe ky bashkepunim te intensifikohet me tej ne fusha me interes te perbashket sikunder jane turizmi, qarkullimi i lire I njerezve dhe mallrave. Shembulli i bashkepunimit qe u vu re ne aksionin e fundit antitrafik eshte nje prove se ka me shume vend per ta thelluar me tej kete bashkepunim.
Kryeministri Nano pritet te marre fjalen neser ne seancen plenare te ketij samiti.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›