E Diel, 1 Nëntor 2026

Sterkaj kalon ne opozite PS shperndan arsyet e largimit

Deputeti Paulin Sterkaj edhe pse i zgjedhur nen logon e Partise Demokratike vendos ta bojkotoje ate per tu rikthyer perseri ne radhet e Partise Socialiste ku ka qene me pare. Kjo levizje jo e para e tij eshte bere e njohur nepermjet nje njoftimi per shtyp te derguar nga selia roze. Ne kete njoftim Sterkaj shpjegon se arsyet e largimit te tij lidhen me faktin se qeveria nuk i dha mbeshtetjen e duhur per tiu gjendur prane zgjedhesve qe e kishin votuar. Me besnikeri te plote ndaj malesoreve te mi qe me kane votuar edhe ne 2005-n edhe ne 2009-n dhe kurre nuk i kam ndare ne socialiste e ne demokrate une qysh sot jam ne opozite me kete qeveri qe eshte e keqja e Maslise dhe Shqipnis - shpjegon Sterkaj. Sterkaj u zgjodh deputet ne 28 qershor 2009 duke e rikonfirmuar mandatin qe kishte marre ne vitin 2005 nen siglen e Partise Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›