E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Pandeli Majko, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje u miratuan një numër vendime e projektligje. U miratuan disa projektligje n

Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Pandeli Majko, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje u miratuan një numër vendime e projektligje.

U miratuan disa projektligje nga të cilët veçojmë:

Dy projektligje:"Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë, për ripranimin e personave" si dhe projektligji "Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për ripranimin e personave";

Këto marrëveshje janë nënshkruar në 7 dhe 11 qershor 2002 dhe synojnë t'i presin rrugën trafikut dhe qëndrimit të paligjshëm të personave në territoret e shteteve respektive dhe vënë theksin konkretisht në ripranimin e personave me qëndrim të paligjshëm në këto vende. Në këto marrëveshje janë përcaktuar rastet e ripranimit të presonave mbi bazën e kërkesës së palës së interesuar, të përjashtimit nga detyrimi i ripranimit, afatet kohore të procedurave të ripranimit, ato të tranzitit kur personat dëbohen apo iu refuzohet hyrja, shkëmbimi i informacionit, trajtimi dhe mbrojtja e tyre si dhe shpenzimet për procedurat e ripranimit, transportimi i të mirave materiale të fituara në mënyrë të ligjshme, caktimin e autoriteteve kompetente për zbatimin e marrëveshjes. Nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e këtyre lloj marrëveshjeve rregullon juridikisht problemet e imigracionit, prandalon veprimet kriminale në këtë fushë si dhe ndikon drejtpërsëdrejti në integrimin e Republikës së Shqipërisë në planin rajonal e më gjerë.

Projektligji: "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë e Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë, për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër terrorizmit, të luftës kundër krimit të organizuar, të trafikut të paligjshëm të substancave narkotike e psikotrope dhe të veprimtarive të tjera të jashtëligjshme."

Situata aktuale si dhe angazhimet e Shqiperisë për të bashkëpunuar në planin rajonal e ndërkombëtar e bën të nevojshëm nënshkrimin e Marrëveshjeve të bashkëpunimit me ato vende që kanë probleme të cilat shqetësojnë edhe vendin tonë. Në këtë marrëveshje përcaktohet shprehimisht ndihma e ndërsjellë profesionale në shkëmbimin e informacionit, aktet normative, asistencë të ndërsjellë në trajnimin dhe përmirësimin e kualifikimit reciprok, në kryerjen e studimeve të përbashkëta shkencore, etj. U miratua propozimi per ngritjen e një Komisioni të Përbashkët, i cili do të mbikqyrë realizimin e Marrëveshjes si dhe do të avancojë më tej bashkëpunimin. Ky komision do të mblidhet një herë në vit.

Ne mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan këto vendime:

Vendimi: "Për shkëmbimin e të dhënave në fushën e standarteve dhe të rregullave teknike".
Rishikimi i vendimit të K. M nr.372 datë4.8.1999 "Për shkëmbimin e informacionit dhe standartet dhe rregullat teknike", bëhet për të përfshirë në të edhe detyrimet që rrjedhin nga adoptimi i Direktivës së BE "Mbi shkëmbimin e Informacionit e Standartet dhe Rregullat teknike". Adoptimi i kësaj direktive është një kusht i Programit CARDS, që Bashkimi Europian i ka ofruar vendit tonë në fushën e standartizimit dhe çertifikimit. Ky rishikim është përfshirë edhe në Plan-veprimin e Qeverisë Shqiptare për periudhën e negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim –Asocimit. Vendimi aktual përmbush të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i vendit tonë në OBT. Kjo organizatë kërkon që t'i notifikohen të gjitha projektligjet, projektvendimet dhe projektrregullat teknike, miratimi i të cilave sjell efekte në tregti. Për këtë qëllim janë krijuar dy grupe ndërministrore për masat sanitare e fitosanitare si dhe për barrierat teknike në tregti. Ndersa Bashkimi Evropian ka rregulla të tjera për notifikimin. Ai kërkon që t'i notifikohen ligjet, vendimet e Këshillit të Ministrave dhe të gjitha rregullat teknike, mbasi ato të jenë miratuar. Prandaj vendimi që u miratua është ndarë në dy kapituj; pjesa e parë lidhet me notifikimet për OBT ndërsa pjesa e dytë lidhet me notifikimet për e BE.

Vendimi: "Për miratimin në parim të marrëveshjes së garancisë për projektin e rindërtimit të sektorit të energjisë, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)". Ky vendim bën të mundur që Qeveria e Shqipërisë të jetë në rolin e garantuesit të kredisë që Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim do tì japë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Miratimi i këtij vendimi bën të mundur që huamarrësi i kësaj kredie , KESH-i, të zhvillojë sistemin e transmetimit e shpërmdarjes së energjisë, duke synuar rritjen e efektivitetit të këtij sistemi me anë të zvogëlimit të humbjeve teknike dhe përmirësimit të cilësisë së energjisë së prodhuar.

Vendimi: "Për një fond shtesë në buxhetin e vitit 2002, miratuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për rikonstruksionin e Selisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve". Fondi prej 5 milionë e 800 mijë lekësh, shtohet për rikonstruksionin e Selisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ky fond përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Vendimi: "Për hapjen e e Fakultetit ekonomik në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan". Në strukturën e Fakultetit Ekonomik do te jenë: Departamenti i Shkencave Ekonomike me tre seksione: Seksioni i manaxhimit, seksioni i marketingut dhe seksioni i financës; Qendra e Orientimit dhe Kooperimit Universitet- Ndermarrje si dhe Biblioteka e fakultetit. Miratimi i këtij vendimi do të ndihmojë në strukturimin më të mirë të degës së ekonomikut në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit si dhe në lidhjet që janë krijuar me homologët e brendshëm dhe të jashtëm.

Vendimi: "Per trajtimin financiar te ushtarakeve aktive te forcave te armatosura, qe dergohen per studime e specializim brenda dhe jashte vendit". Ky vendim ploteson nje boshllek ligjor qe ekziston per pagesen e ushtarakeve aktive qe studiojne e specializohen brenda ose jashte vendit. Miratimi i ketij vendimi ne kete faze te ristrukturimit te Forcave te Armatosura dhe perpjekjeve per t'i modernizuar ato ndikon ndjeshem edhe ne rritjen e nivelit cilesor te kualifikimit te lidershipit ushtarak.

Vendimi: "Per nje ndryshim ne vendimin Nr. 153, date 7.4.2000, te Keshillit te Ministrave, "Per miratimin e rregullores se zbatimit te kodit rrugor te Republikes se Shqiperise" ndryshuar me vendimin nr. 278, date 20.6.2002, te Keshillit te Ministrave". Në vendim janë patur parasysh ndryshimet e bëra në këtë drejtim në vendet e BE-së, të cilat po aplikojnë futjen në qarkullim të Lejës së Drejtimit te automjetit të tipit të ri me elemente të latë sigurie dhe të kontrollueshme si dhe me përdorim të thjeshtë në praktikë. Përmasat dhe ngjyra janë bazë rë detyrimeve që rrjedhin nga konventat e BE-së. Ndërsa materiali polikabonat ka një garanci 10 vjeçare të vlefshëmrisë së patentave.

Elemetet e sigurisë vizuale dhe te kontrollueshme të përcaktuara janë:
• cilësia dhe siguria e lartë bashkëkohore të djegjes më rreze lazër,
• futja e informacionit të koduar të domosdoshën dhe kontrolli në çdo kohë nga organet e specializuara dhe kompetente me pajisjet e kontrollit të vërtetësisë të patentës (lejë drejtimit) nëpërmjet barkodit dhe mikroçipit,
• shikimi në kënde të ndryshme të objekteve të patentës e siguruar nga variabli optik,
• kontrolli me rreze ultraviolet i simboleve të patentës si shqiponja etj, si dhe kufiri i hartës së Shqipërisë me mbishkrimet "Republika e Shqipërisë" etj. siguruar nga mikrotekstet,
• kontrolli me anën e prekjes me dorë ofrohet nga ndryshimi i relievit te kartës së patentës,
• patenta është e printueshme dhe kur printohet dallohen të gjitha ngjyrat e ylberit etj.

Realizimi i patentes me këtë teknologjoi shërben për informatizimin dhe arkivimin e kompjuterizuar nga ana e Ministrisë së Transpartit dhe Telekomunikacionit dhe sistemit të saj, Ministrisë së Rendit Publik si dhe të strukturave ndërkomëtare të luftës kundër krimit INERPOL, etj.

Patenta e re ose leja e drejtimit do të bëjë të mundur shkëmbimin reciprok të informacionit nëpërmjet strukturave të Ministris ë së Transportit dhe Telekomunikacinonit si dhe te Ministris ë së Rendit Publik, duke siguruar në të njëjtën kohë edhe kontrollin e ndersjelle të tyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Vendimi per "Lejimin e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve te perdore proceduren e prokurimit "Kerkese per kuotim", per sistemim-asfaltimin e unazes, Fier". Meqenese gjendja e kesaj rruge eshte mjaft e demtuar dhe meqenese ne te njejten kohe ne te kalon edhe trafiku nacional per ne drejtim te jugut, si dhe per te realizuar ne kohe dhe me cilesi te gjitha punimet e ketij objekti, u miratua procedura e prokurimit "Kerkese per kuotim".

Vendimi: "Per miratimin, ne parim te marreveshjes se kredise, ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Bankes per Zhvillim te Keshillit te Europes, per financimin e projektit te rehabilitimit te Spitalit te Shkodres". Marreveshja e kredise, midis Republikes se Shqiperise dhe Bankes per Zhvillim te Keshillit te Europes synon te jape nje pamje perfundimtare dhe nje formalizim te projektit per Spitalin e Shkodres (si nje nga qendrat spitalore rajonale me te medha ne vend dhe me e madhja dhe e rendesishme per zonen e veriut), per te siguruar seriozitetin e duhur ne zbatimin e ketij projekti te rendesishem. Ajo ka si qellim percaktimin e detyrimeve e angazhimeve te ndersjellta mes paleve dhe pershtatjen e ketij projekti ne kuadrin ligjor e financiar shqiptar si dhe zbatimin e politikave e strategjise shendetsore te Qeverise Shqiptare.

Vendimi: "Për disa shtesa dhe ndyshime në vendimin nr. 60 dt.27.2.1992, të KM, "Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve", me ndryshimet përkatëse, dhe në vendimin nr. 726, dt. 21.12. 200, të KM, "Për pagat e punonjësve të Institucioneve buxhetore", me ndryshimet përkatëse".

Zbatimi i vendimit të KM nr. 711 dt. 27.12. 2001 "Për strukturat dhe nivelet e pagave të punonjësve", krijon disnivele të theksuara midis pagave të ushtarakëve dhe civilëve, për funksione analoge ose të përafërta në Ministrinë e Mbrojtjes. Aktualisht, funksioni civil, Drejtor Drejtorie, Këshilltar i Ministrit në Ministrinë e Mbrojtjes trajtohen me pagë më të madhe se se sa funksioni ushtarak, Drejtor Drejtorie e këshilltar i Ministrit, nderkohe ushtaraket në muajin dhjetor merrnin më shumë. Me disninevele jane dhe funksioninet te tjera ne strukturen e Ministrise se Mbrojtjes. Ne kuader te ristrukturimit dhe transformimit te Forcave te Armatosura eshte parashkikuar si nje nga kerkesat e vazhdueshme te partnereve tane per integrimin e Shqiperise ne NATO edhe permirsimi i trajtimit financiar te ushtarakeve. Per kete Ministria e Mbrojtjes po punon te reformoje sistemin e pagave duke iu pergjigjur me se miri hierarkise ushtarake.
Vendimi qe u miratua sot nuk ndryshon sistemin aktual te pagave te ushtarakeve ne FA, por realizon vetem barazimin e funksioneve ushtarake me ato analoge civile. Ne percaktimin e pagave per funksionet qe do te trajtohen me page fikse si baze krahasimi eshte marre paga mujore e funksioneve analoge te nepunesve civile ne institucionet e administrates qendrore, si per funksionet drejtor drejtorie, pergjegjes sektori, specialiste etj. Per strukturat ne varesi te Ministrise se Mbrojtjes qe do te vazhdoj trajtimi me page per klase, eshte parashikuar edhe rritje e shteses se veshtiresise.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›