E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Pandeli Majko priti sot ne Keshillin e Ministrave Ambasadorin e Italise ne Shqiperi, z. Mario Bova. Si Kryeministri shqiptar, ashtu dhe Ambasadori Italian shprehen keqardhje per tragje

Kryeministri Pandeli Majko priti sot ne Keshillin e Ministrave Ambasadorin e Italise ne Shqiperi, z. Mario Bova.

Si Kryeministri shqiptar, ashtu dhe Ambasadori Italian shprehen keqardhje per tragjedine e djeshme te ndodhur ne Otranto. Ngjarje te tilla jane te dhimbshme ndaj duhet te bejme perpjekje maksimale per ti parandaluar ne maksimum ato, u shprehen te dy bashkebiseduesit.
Kryeministri Majko vuri ne dukje ne takim se hetimet per zbardhjen e tragjedise se fundit te Otrantos po vazhdojne me intensitet. Forcimi i masave per te luftuar trafiqet ilegale, emigracionin e paligjshem, goditjen ndaj trafikateve, qe jane pergjegjesit real te viktimave te tyre, jane disa nga sfidat me te cilat do te vazhdojme te perballemi, u tha ne takim.
Kurba e transportit te klandestineve ne drejtim te Italise ka pesuar nje renie te ndjeshme kohet e fundit, si rezultat I masave efektive te forcave te specializuara per parandilimin e tij ne toke dhe bllokimin ne det.
Ne vijim te takimit, Ambasadori Italian, Mario Bova, falenderoi Kryeministrin Majko dhe Qeverine shqiptare per bashkepunimin e ngushte realizuar me Qeverine italiane ne mjaft fusha me interes te ndersjelle dhe te zhvillimit te Shqiperise. Kryeministri Majko vleresoi ndihmen e Italise ne fushen e energjitikes, arsimit, shkences, shendetsise, rendit, transportit, pushtetit vendor etj.
Ky lloj bashkepunimi, u theksua ne takim, duhet te zhvillohet edhe me tej ne te ardhmen si ne fushat e lartepermendura te zhvillimit, shkences, arsimit etj. edhe ne ato sociale, te punesimit etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›