Shprehim keqardhjen tone per menyren se si Gazeta "Zeri i Popullit" e ka titulluar ne faqen e saj te pare te dites se sotme tragjedine e djeshme ne Otranto. Titulli "Koka matet me pe ne toke
Shprehim keqardhjen tone per menyren se si Gazeta "Zeri i Popullit" e ka titulluar ne faqen e saj te pare te dites se sotme tragjedine e djeshme ne Otranto.
Titulli "Koka matet me pe ne toke dhe jo ne det" jo vetem nuk eshte i gjetur, por edhe nuk mbeshtetet ne asnje nga shkrimet e zgjeruara ne brendesi te gazetes.
Nese ky titull ka synim te godase angazhimin, perkushtimin dhe punen e bere nga Qeveria per te minimizuar ne maksimum trafiqet e paligjshme, pershire dhe emigracionin ilegal, ai nuk i perqaset fare
realitetit.
Gjate ketyre muajve te fundit emigracioni i paligjshem ne drejtim te Italise ka shenuar nje renie prej rreth 70 per qind, cka do te thote me pak te sakrifikuar, me pak financime ne drejtim te trafikut dhe, cka eshte me e rendesishmja, me pak viktima ne Otranto. Dhe ky fakt eshte i matshem dhe i prekshem nga te gjithe. Angazhimi i Qeverise edhe ne rastin e fundit te Otrantos eshte maksimal si per te hetuar ngjarjen, per ta zbardhur ate dhe per te ndeshkuar fajtoret.