Zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme eshte i autorizuar te deklaroje se Qeveria shqiptare shpreh shqetesimin per incidentet e fundit te ndodhura ne kufirin Shqiptaro- Maqedonas. Pjesetare te pa
Zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme eshte i autorizuar te deklaroje se Qeveria shqiptare shpreh shqetesimin per incidentet e fundit te ndodhura ne kufirin Shqiptaro- Maqedonas. Pjesetare te patrullave ushtarake maqedonase kane shkelur disa here kohet e fundit kufirin e Republikes se Shqiperise, duke hyre ne territorin e saj, duke perdorur edhe armet e zjarrit dhe terrorizuar banoret vendas.
I tille ishte edhe rasti i dites se djeshme, ku nje patrulle ushtarake maqedonase, e perbere prej 6 ushtaresh, eshte futur deri ne 150 metra ne territorin e Republikes se Shqiperise, duke hapur zjarr ndaj fshatarave vendas, plagosur nje bari dhe marre me force veglat e punes dhe kuajt qe perdornin shtetasit shqiptare.
Veprime te tilla te pakontrolluara, qe fatkeqesisht nuk jane te vetmet, bien ndesh me ate fryme bashkepunimi dhe te fqinjesise se mire mbi te cilat Qeveria shqiptare kerkon te ndertoje marredheniet me shtetin maqedonas.
Megjithese ne nje periudhe zgjedhore, Qeveria maqedonase duhet te marre menjehere te gjitha masat per te vendosur rregjimin e duhur e kufitar, duke ndaluar me te gjitha menyrat cenimin e integritetin tokesor dhe ate individual te shtetasve shqiptare. Eshte ne interes te zgjidhjes se ketij incidenti dhe parandalimit te te tjereve qe komisioni dypalesh i verifikimit te filloje menjehere nga puna, ne baze te marreveshjes dypaleshe. Ai duhet te vere perpara pergjegjesise ushtaret qe kaluan ne menyre te paligjshme vijen kufitare qe ndan dy shtetet, veprimet e tyre te papergjegjshme ne token shqiptare si dhe demet materiale qe u shkaktuan qytetareve shqiptare.