Kryeministri: Pse sna i hoqën vizat

Tiranë, 4 mars, NOA Update Ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruç, gjatë fjalës së tij në Kuvend e akuzoi qeverinë Berisha se nuk arriti të siguronte do heqjen e vizave me Bashkimin Evropian si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kryeministri ka reaguar menjëherë duke iu kundërpërgjigjur se kjo gjë nuk ka ndodhur për faj të keqqeverisjes së vendit, siç pretendon opozita. Kur Serbia dorëzonte kriminelët e luftës, Aldo Baret bënin ligjin në Shqipëri, i është përgjigjur ai Ruçit, konkretisht me rastin e përmendur të Serbisë prej tij.
Kur këto vende shkatërronin bandat, Nehati bënte ligjin në Tiranë, tha Berisha më pas ndërsa listoi Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Sipas Berishës, është e vërtetë që Shqipëria ka patur probleme me kartat e identitetit, por kjo është një reformë që ju se bëtë dot në 8 vjet dhe ne e bëmë vetëm në 4 vjet, iu drejtua ai grupit parlamentar socialist.
Kur shqiptarët vriteshin në kufijtë e tyre, qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë lëviznin pa viza në gjithë Evropën, tha më pas ai.
n.e/NOA