E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Qeveria ska më nevojë për qytetarët

Tiranë, 5 mars, NOA - Çdo qeveri ka nevojë të bindë qytetarët e tyre se ka nevojë për votat e tyre, po kur këto të fundit merren me pahir përmes një sistemi korrupsioni si ai që është instaluar në Shqipëri, atëherë ajo nuk ndjen detyrimin tu shkojë pas qytetarëve në aspiratat e tyre.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kryesocialisti Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e Partisë Socialiste.

Sipas tij, një qeveri e cila nuk ka nevojë për të bindur kënd se i duhet vota e gjithsecilit, pasi ajo e merr atë edhe po nuk ia dhanë, është një qeveri e destinuar për të humbur.

Kjo keqqeverisje nuk ka asnjë gjasë për tu përmirësuar, sepse buron nga pakti i lartpërmendur dhe shqiptarët paguajnë nga xhepi i tyre prandaj po paguajnë keqqeverisjen, shtoi ai.

Rama shtoi ndër të tjera se kjo qeveri është edhe më e papërgjegjshme se 4 vjet më parë se ka deformuar raportet me qytetarët.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›