E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryeministri Rama: Autobusi turistik tregon historinë dhe gjallërinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje të një autobusi turistik që qarkullon nëpër rrugët e Tiranës.

Në postimin e tij në Facebook, Rama shpreh se ky autobus u ofron vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me historinë, ngjyrat dhe gjallërinë e kryeqytetit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë autobus turistik që shëtit vizitorët nëpër rrugët plot jetë të Tiranës, duke u treguar historinë, ngjyrat dhe gjallërinë e qytetit tonë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›