E Hënë, 2 Nëntor 2026

Investime në Lëpushë e Vermosh – Zhuka: Është miratuar projekti për nënstacionin e ri

Projekti i operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike rajoni verior për Lëpushën dhe Vermoshin është miratuar. Titullari Armando Zhuka tregon se ky nënstacion i ri do të jetë në Malësi të Madhe dhe përfshin gjithë zonën e Kelmendit.

“Është miratuar investimi i zonës Lëpushë-Vermosh, është miratuar nënstacioni i cili do të jetë në Malësi te Madhe, dhe do të filloj punë shumë shpejt. Është miratuar një linjë në zonën e Kelmendit. Kemi bërë ndërhyrje atje ku kemi pasur problematika më të mëdha”, u shpreh Zhuka.

Zonat malore në qarkun e Shkodrës mes të cilave edhe Lëpusha dhe Vermoshi në rastet kur ka përkeqësim të motit shoqëruar me erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe bore përballen me mungesë të energjisë elektrike, kjo si shkak edhe i linjave të vjetruara.

Me stacionimin e grupeve të punës atje si dhe ndërtimit të nënstacionit të ri pritet që këto zona malore të mos ndikohen nga kushtet atmosferike por të kenë energji elektrike në çdo stinë. Gjë e cila ndikon jo vetëm në jetesën e banorëve por edhe përmirësimin e turizmit malor.

Gazetare: M Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›