Kryeministri Rama në Holandë, takohet me homologun Dick Schoof: Forcojmë partneritetin dypalësh, thellojmë bashkëpunimin

Pas Brukselit, Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Holandës ku është takuar me homologun Dick Schoof.
Ky takim,sipas kryeministrit shqiptar vjen në funksion të forcimit të partneritetit dypalësh dhe thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Holandës.
“Hagë – Me Kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Dick Schoof
Një takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh dhe thellimin e bashkëpunimit me Holandën”, shkruan Kryeministri në rrjetin social Facebook.
Para Holandës, kryeministri ndodhej në Bruksel për takimin e shtatë të Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë në Bruksel, ku u hap zyrtarisht grup-kapitulli i fundit me BE-në.
/rtsh.al/