Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi u jep mandatet pesë kandidatëve fitues për kryetar bashkie

Me vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, të marrë në seancën e sotme publike, procesi i zgjedhjeve të pjesshme të 9 Nëntorit 2025 është zyrtarizuar plotësisht. Dhënia e mandateve për pesë kryetarët e rinj të bashkive shënon jo vetëm një akt formal, por edhe juridik.
Partia Socialiste arriti të sigurojë të gjitha postet e kryetarëve të bashkive ku u zhvilluan zgjedhjet: Vlorë (Brunilda Mersini), Berat (Ervin Ceca), Cërrik (Florenc Doka), Mat (Altin Bojni) dhe Tepelenë (Gramos Sako).
Përveç kryetarëve, KQZ -ja plotësoi edhe vakancat në disa këshilla bashkiakë, duke treguar një pasqyrë të ndarjes së forcave më lokale:
Partia Socialiste mori një vend në Këshillin e Matit (Pranvera Koka).
Partia Bindja Demokratike plotësoi një vakancë në Tropojë (Shyqyri Hoxha).
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” siguroi një vend në Këshillin e Himarës (Ervis Çaushaj).
/rtsh.al/