E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha pret ministrin e Drejtësisë së Kuvajtit, Rashid Al-Hammad Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Kryeministri Berisha priti sot zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë së Kuvajtit, Rashid Al-Hammad. Gjatë takimit, kreu i ekzekutivit shqiptar e falënderoi Rashid Al-Hammad për ndihmën bujare që Kuvajti i ka dhënë Shqipërisë që pas rënies së komunizmit, si dhe vlerësoi lart kontributin e Fondit Kuvajtian në financimin dhe realizimin e dhjetëra projekteve me rëndësi. Nga ana e tij, Rashid Al-Hammad e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e përzemërt dhe konfirmoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve, e cila do të forcohet më tej nga hapja së afërmi e ambasadave respektive në të dy vendet. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë së Kuvajtit Rashid Al-Hammad, shprehu interes për bashkëpunim të biznesit të të dy vendeve. “Vendosja e një linje ajrore direkte, do të ndikonte pozitivisht në këtë drejtim”, deklaroi ai. Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha e siguroi Rashid Al-Hammad për mbështetjen e qeverisë shqiptare për investimet kuvajtiane, si dhe i transmetoi përshëndetjet më të përzemërta për Emirin dhe Kryeministrin e Kuvajtit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›