Neutralë ndaj Strategjisë

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për veriun e Kosovës dhe Ambasadori italian në Prishtinë, Michael Giffoni, ka deklaruar se me hapjen e zyrës së “Shtëpisë së Europës” të EULEX’it dhe Komisionit Europian në veri të Mitrovicës, krijohen parakushtet për ngritjen e kredibilitetit të BE’së për realizimin e projekteve të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetës së popullsisë së atjeshme.
Giffoni, në një intervistë për gazetën beogradase “Blic” ka deklaruar se detyrë e tij është që të bashkëpunojë me njerëzit e Komisionit Europian për të identifikuar problemet dhe në dialog me njerëzit në terren të përpiqet që të gjejë zgjidhje siç është ndërtimi i ujësjellësit, infrastrukturës, objekteve publike.
Ai ka theksuar se Strategjia për Veriun e Kosovës që është hartuar nga institucionet e Kosovës dhe e ka mbështetur i dërguari i BE’së, Pieter Feith, nuk mund të prezantohet si dokument i BE-së.
Giffoni ka folur edhe për qëndrimin aktual të BE’së karshi Kosovës.
Ai ka thënë se BE’ja ka qëndrim të përbashkët sa i përket perspektivës së Kosovës dhe Serbisë si dhe krejt rajonit.
“Vetëm përmes bashkëpunimit rajonal që është prezantuar në tetorin e vitit të kaluar mund të shkohet në BE. Nuk është i mundur bllokimi i këtij procesi me anë të diskutimeve bilaterale dhe kontesteve. Bashkëpunim rajonal është koncept që duhet të respektohet nga të gjitha vendet”, ka thënë ai.