Në dorë të shefave

Pesë ministrat e mundshëm për t’u larguar nga Qeveria e Kosovës ende besojnë se nuk do të sakrifikohen në procesin e riformatizimit.
Ata thonë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar për mundësinë e zëvendësimit të tyre me emra të rinj.
Reagimi i tyre vjen vetëm një ditë pasi që gazeta Express, duke u thirrur në burimet e saj, ka shkruar se Nekibe Kelmendi (Ministria e Drejtësisë), Alush Gashi (Ministria e Shëndetësisë), Idriz Vehapi (Ministria e Bujqësisë), Nenad Rashic (Ministria e Punës) dhe Zenun Pajaziti (Ministria e Brendshme) mund të shkarkohen nga përgjegjësitë që mbajnë aktualisht.
Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi është shprehur e sigurt se nuk do të shkarkohet.
“Unë kaq po të them - pyetini burimet e sigurta që i keni cituar. Qëndrimet i merr tjetërkush, e burimi i juaj le të tregojë ku i ka marrë qato qëndrime, nëse i paska marrë”, ka thënë Kelmendi për Express.
“Unë po ju them konsultojini burimet e juaja të sigurta sa është e sigurt që Nekibja do të shkarkohet”, ka insistuar ajo.
Ndryshe nga Nekibe Kelmendi, Alush Gashi, të hënën, dukej i relaksuar.
“Nuk dua të merrem me atë punë. Çështja e riformatizimit është në kompetencën e Presidentit dhe të Kryeministrit”, ka thënë Gashi, për Express.
Qetësia e Ministrit të Shëndetësisë duket se vjen nga mbështetja që gëzon ai nga Shefi i LDK’së, Fatmir Sejdiu.
Ndryshe nga ministrat e LDK’së, Idriz Vehapi i PDK’së thotë se nuk ka asnjë informacion zyrtar për mundësinë e largimit të tij nga pozita e Ministrit të Bujqësisë.
“Nuk kam konfirmim zyrtar për këtë. Kryeministri është ai që vendos. Vetëm në gazetën tuaj e kam dëgjuar këtë lajm”, ka thënë Vehapi.
Ai shpreson se Kryeministri nuk do ta shkarkojë.
“Unë kam punuar atë që kam mundur dhe kam ditur. Pres që mos të jem pjesë e ndryshimeve në Qeveri”, thotë ai.
Gazeta ka kontaktuar edhe me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies sociale, Nenad Rashic, por ai nuk ka dashur të thotë asnjë fjalë për mundësinë e shkarkimit nga posti që mban tash e dy vjet.
Ashtu sikurse kolegët e tij, edhe Ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti ka hezituar të flasë rreth kësaj teme.
“S’jap kurrfarë komenti, sepse këto janë punë të Kryeministrit. Eventualisht nëse ndodh kjo, apo pasi të ndodhë, mund të japë komentet e mia”, ka thënë ai.
Burime të gazetës Express thonë se Nekibe Kelmendi, Alush Gashi, Zenun Pajaziti, Nenad Rasic dhe Idriz Vehapi pritet të shkarkohen nga përgjegjësitë që mbajnë aktualisht. Po sipas këtyre burimeve, ndryshe nga kolegët e tjerë, Pajaziti do të mbetet në Qeveri, duke u emëruar në postin e Zëvendësministrit të Integrimeve.
Një prej befasive më të mëdha të procesit të riformatizimit duket se është inkuadrimi i Grupit Parlamentar për Integrim, një bashkim ky i shtatë deputetëve nga komunitetet minoritare të vendit. Ky grup pritet ta udhëheqë Ministrinë e Bujqësisë, derisa Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale pritet t’i kalojë PDK’së.