Bashkë për njohje

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij në Washington, ka zhvilluar një takim me kongresmenë amerikanë, me ç’rast ka kërkuar nga ata që të ndihmojnë edhe më tutje në rritjen e numrit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Ministri Meta ka zhvilluar të hënën takim me kongresmenin Eliot L. Engel, drejtues i grupimit proshqiptar në Kongresin amerikan, si dhe me kongresmenin William D. Delahunt, kryetar i Nënkomitetit për Europën.
Bëhet e ditur se shefi i diplomacisë shqiptare e ka njohur kongresmenin Engel, me zhvillimet më të fundit në rajon, situatën rreth procesit të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës nga shtete të tjera, si dhe me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në kuadër të përshpejtimit të procesit të integrimit në BE.
Nga ana e tij, kongresmeni Engel vlerësoi punën e Qeverisë së Shqipërisë dhe reformat e suksesshme të saj, të cilat kanë ndikuar prekshëm në procesin e sigurt të integrimit europian.
Ndër të tjera, Zëvendëskryeministri Meta dhe Engel biseduan për hapat që duhen ndërmarrë për të rritur numrin e shteteve që do ta njohin pavarësinë e Kosovës në të ardhmen.
Gjatë qëndrimit në Washington, Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Qeverisë amerikane.