“Do ta mbrojë pafajësinë me argumente dhe dinjitet”
Ilir Meta për Ramush Haradinajn
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do ta mbrojë pafajësinë e tij me argumente dhe dinjitet, deklaroi dje Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë (MPJ), pas vendimit të djeshëm të Dhomës së Apelit të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, për rigjykimin e çështjes së tij.
Sipas një deklarate për shtyp të MPJ-së, kreu i diplomacisë shqiptare Ilir Meta shpreh besimin se, "populli dhe institucionet e Kosovës, ashtu si dhe më parë, do të tregojnë maturi dhe qetësi, duke i përballuar me dinjitet këto momente të rëndësishme që po kalon Kosova".
Gjykata për krime lufte në ish-Jugosllavi në Hagë vendosi dy ditë më parë, shfuqizimin e mëparshëm dhe nisjen e një procesi të ri duke mbajtur në paraburgim Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarë të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.