E Diel, 1 Nëntor 2026

“Besim në një gjykim të ndershëm

Sali Berisha për Ramush Haradinajn

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti dje qëndrimin me të cilin kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj iu përgjigj thirrjes së Gjykatës së Hagës, teksa kjo gjykatë urdhëroi rigjykimin e ish-kryeministrit të Kosovës duke shprehur besim në një gjykim të drejtë dhe të ndershëm nga kjo trupë gjyqësore ndërkombëtare.
"Përshëndes dinjitetin me të cilin komandanti legjendar i luftës çlirimtare të Kosovës Ramush Haradinaj ju përgjigj thirrjes së Gjykatës së Hagës dhe Ligjit ndërkombëtar. Mos harrojmë se Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës kur u kërkua në Hagë dhe ai atëherë nuk kërkoi as imunitet, por dha dorëheqjen dhe u paraqit si qytetar i thjeshtë i Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare, akt që i bëri nder mbarë Kosovës dhe çdo shqiptari", u shpreh kryeministri Berisha gjatë një konference për shtyp.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›