Basha Zhvillimi ekonomik dhe punesimi ne qender te politikave te Bashkise
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti sot një grup prej rreth 40 biznesmenësh dhe investitorësh, nga vende të ndryshme të botës, të cilët janë pjesë e organizatës së biznesmenëve të rinj. Kryetari i Bashkisë u bëri një prezantim të të gjitha projekteve, që parashikon të ndërmarrë në Tiranë si dhe reformave ekonomike e financiare, për ta bërë Tiranën, qytetin më atraktiv për investitoret e huaj.
“Po punojmë me IFC, për të pasur një “one stop shop” funksional për licenca dhe leje në Bashkinë e Tiranës. Muajin e kaluar, në mbledhjen Këshillit Bashkiak, me propozimin tim Këshilli Bashkiak vendosi heqjen e më se 60 tarifave dhe reduktimin e një pjese të madhe të taksave. Kjo shërben për të lehtësuar procedurat administrative dhe ka vetëm një qëllim, atë për ta bërë qytetin më miqësor për biznesin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e më gjerë. Për këtë qëllim, jam i vendosur të ndërmarr dy masa të tjera, njëra nga të cilat do propozohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak dhe një tjetër që do të diskutohet me qeverisjen qendrore. E para ka të bëjë me sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, përjashtimin për 4 vite nga taksat lokale të gjithë ndërmarrjeve të vogla e të mesme që punësojnë më tepër se 50 punëtorë dhe e dyta ka të bëjë me kompanitë dhe sipërmarrjet e mëdha e për këtë qëllim ne po shikojmë rimbursimin e pjesshëm dhe të plotë të gjithë taksave, që mblidhen nga pushteti vendor. Ne besojmë se zhvillimi ekonomik krijon mundësi për biznesin dhe krijon mundësi punësimi për qytetin dhe qytetarët si dhe ofrimin e shërbimeve më të mira nga Bashkia e Tiranës”- tha zoti Basha.
Zoti Basha tha se Bashkia do të jetë një njësi shërbimi ndaj qytetarëve, investitorëve dhe biznesit. Bashkia - tha Basha, do të shndërrohet në një urë lidhëse mes biznesit dhe studentëve, të cilët janë një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e qytetit.
“Para së gjithash, unë e shoh këtë Bashki si një njësi shërbimi për investitorët dhe bizneset, sepse unë e shoh bizesin dhe investimet, si partnerët më të mirë për qytetin dhe ku fokusi duhet të jenë interesat e qytetit. Së shpejti, qyteti do të ketë 100 mijë studentë dhe në mënyrë që të lehtësojmë futjen e këtij kontigjenti në tregun e punës, ne kemi ndërmarrë dy projekte, njëri financohet në pjesën më të madhe nga Bashkia dhe një pjesë e financimit vijnë nga fondet e Fondit Amerikan për Zhvillim dhe institucione të tjerë, për të formuar një urë mes botës akademike dhe tregut të punës. Ne besojmë se duke forcuar intership-in, do të krijojmë një lidhje të fortë mes këtyre të sapodiplomuarve dhe tregut të punës. Është përcaktuar nje fond prej një milion euro nga bashkia për më shumë se 6 mijë praktikantë çdo vit.
Anketimet nga USAID sugjerojnë se 60 % që i nënshtrohen stazhit kanë më shumë mundësi punësimi. Po ngremë një sistem informacioni, që administrohet nga agjencitë e tregut në shumicën e vendeve të Evropes perendimore, për të informuar të interesuarit lidhur me kërkesën dhe ofertën e tregut. Në Shqipëri ka ende nevoje për permirësimin e komunikimit mes punëmarrësve dhe punëdhënësve. Për këtë, kemi menduar krijiimin e një database për ofertat e tregut të punës dhe kërkesat e tregut. Të rinjtë dhe jo vetëm kanë nevojë për kurse kualifikimi dhe rikualifikimi, nga gjuhët e huaja e deri tek kurset profesionale, elektricistë, hidraulikë, zdrukthtarë etj. Këto kurse do të ofrohen nga Bashkia dhe për këtë po punojmë me partnerë të rëndësishëm dhe institucione të ngjashme nga Slovenia e deri në Greqi e me gjerë në Evropë. Kjo politikë jo vetem do të gjenerojë mundësi punësimi, por dhe mundësi të shumta për biznesnin, duke identifikuar mundësitë për investime” –theksoi Kryebashkiaku Basha.
Basha nënvizoi se në majin e vitit të ardhshëm do të jetë gati plani urbanistik, në të cilin përfshihen një sërë projektesh strategjike të cilat do t’i japin një frymëmarrje të re qytetit dhe një mundësi më shume sipërmarrësve vendas dhe të huaj, për të investuar në Tiranë.
“Shumë zona të qytetit do të përfshihen në planin e ri urbanistik i cili mendohet të jetë gati në majin e vitit të ardhshëm dhe që do i japë mundësi të shumta biznesit, që nga prodhimi, shërbimet dhe shumë degë e fusha të tjera të aktivitetit ekonomik. Ne do ofrojmë mundësi për të gjithë ata që synojnë të sjellin investime në Tiranë.
Transporti publik do të nxitet përmes linjave të tramavajit, Unaza e Madhe është në ndërtim. Qyteti ka shtuar shumë shkolla dhe ka më shumë se 5 spitale private që ofrojnë vëmendje mjekësore etj. Tirana është në zemër të Europës”
“Do kemi një Agjenci në Bashki për të lehtësuar nga veprimet burokratike. Do jemi interlokutorë të vërtetë për të parë ngritjen e bizneseve, për të zgjidhur problemet gjatë rrugës dhe për t’i dhënë vëmendjen e duhur biznesit. Nëse bizneset tuaja kanë sukses edhe ne do kemi sukses” - u shpreh zoti Basha.
Biznesmenët dhe investitorët, të shoqëruar edhe nga stafi i Bashkisë panë nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”. Ata vizituan më pas edhe simbolin e Tiranës, Kullën e Sahatit. Ata u ngjitën në Kullën 181 vjeçare, 35 metra të lartë, duke pare prej andej Tiranën. Më pas, vizituan Ekspozitën e hapur, në ambientin e Muzeut të Orëve, Kulturë dhe Vazhdimësi”, ku janë paraqitur veshje të punuara dhe objekte, të cilat datojnë në fundin e viteve 1800, dhe punime të artizanatit të periudhës 1920 deri në çlirimin e vendit.