E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompetenca, AKKP shqyrton dhe ankesat per komisionet

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, ka tashme kompetencen dhe do te merret me shqyrtimin e ankesave qe pronaret kane ndaj vendimeve te dhena nga ish-komisionet e pronave ne rrethe, te shkrira tashme. Me votimin ne Kuvend ne fund te muajit korrik te ndryshimeve ne ligjin per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave", AKKP ka te drejten qe te shqyrtoje keto ankesa. Propozimi u be nga mazhoranca dhe u vleresua edhe nga kreu i AKKP-se, Elvis Cefa. Ne fakt behet fjale jo per pak, por per rreth 7000 dosje per pronat, per te cilat vete kreu i agjencise pohoi se shume prej tyre jane dhene ne kundershtim flagrant me ligjin. Sipas tij, AKKP, ka eksperiencen e duhur per te shqyrtuar vendimet dhe i jep nje zgjidhje te mire dhe kushtetuese. Behet fjale per rreth 8000 dosje, me ankesa te pronareve te cilet nuk jane dakord me vendimet qe ish-komisionet ne rrethe, te shkrira tashme, kane marre ne lidhje me pronat e tyre. Kete sasi te madhe te dosjeve, Agjencia e Kthimit te Pronave, duhet ta shqyrtoje dhe te jape vendim brenda 31 dhjetorit te vitit te ardhshem. Pervec opozites, e cila e kundershtoi kete ndryshim ligjor, edhe pronaret nuk u entuziazmuan aspak per te. Sipas tyre, nje procedure e tille, vetem sa do te zvarrise shqyrtimin e dosjeve te pronave. Nje prej perfaqesuesve te Shoqates "Pronesi me Drejtesi", Agim Toro, tha se

Vendimi
Vetem nje muaj me pare, Gjykata Kushtetuese, shpalli si antikushtetues dy nene te ligjit te pronave, qe lejonin drejtorin e Agjencise se Kthimit te Pronave, te rishqyrtonte me nismen e tij dhe pa kerkese, vendimet e meparshme te dhena per pronat. Nje gje te tille, tashme, do te behet vetem me kerkese te pronareve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›