Kryeministri: S‘ka tendencë për të cenuar institucionet e pavarura
Kryeministri Sali Berisha ripërsëriti dje se do t‘i shkoj deri në fund sfidës për zhveshjen e drejtuesve të institucioneve të pavarura nga imuniteti, duke theksuar se nuk ka asnjë lloj tendence për të cenuar pavarësinë e këtyre institucioneve. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Sali Berisha u ndal gjerësisht në fenomenin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, duke kërkuar një luftë të fortë dhe të vendosur në këtë drejtim. "Ne jemi të përcaktuar plotësisht për pavarësinë e institucioneve të pavarura, pasi asnjë gjë nuk ka më tepër rëndësi sesa pavarësia e institucioneve të pavarura. Por, nëse kjo pavarësi shkon në atë shkallë sa nuk lejon transparencën kjo kthehet në një fatkeqësi", u shpreh Berisha. Sipas tij, "pavarësia duhet të jetë për të zbatuar ligjin, por transparenca do të jetë absolutisht fondamentale në veprimtarinë e të gjitha institucioneve të këtij vendi". Berisha theksoi se "shqiptarët nuk shohin një gjykatës në 12 vjet të përballet me ligjin dhe ne nuk mund të pajtohemi me këtë, në një kohë kur ka afera të faktuara me dokumente, kontrolle dhe fakte të pakundërshtueshme".
Sipas tij, është e papranueshme që asnjë prokuror të mos përballet me ligjin, edhe kur ata falsifikojnë, shesin e gjobisin për dosjet. Në këtë drejtim, ai kërkoi nga drejtuesit e institucioneve përkatëse që të konsiderojnë me seriozitetin më të madh fenomenin e korrupsionit në radhët e tyre. Kryeministri Sali Berisha ftoi gjithashtu edhe opozitën që të bashkohet në reformat e mëdha për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, si dhe me reformat në institucionet që përdorin pavarësinë për të fshehur korrupsionin.