E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjet banesa, vdes 52-vjeçari

Një 52-vjeçar është gjetur dje i djegur nga zjarri në banesën e tij në qytetin e Korçës. Ibrahim Kollona, i cili ishte i paralizuar, jetonte i vetëm në vendin e quajtur "Hani". Sipas policisë, bëhet fjalë për një zjarr aksidental të shkaktuar nga pakujdesia e viktimës. Ai, për shkak të pamundësisë fizike, nuk e ka shuar dot zjarrin që është ndezur brenda banesës, madje e ka pasur të pamundur edhe të kërkojë ndihmë. Për shkak të vjetërisë së godinës, flakët janë përhapur shpejt.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›