Kryeministri Thaçi ftohet në konferencën e Brdo
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë një ftesë zyrtare për pjesëmarrje në konferencën për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet me 20 mars në Brdo të Sllovenisë.
Ftesa e publikuar sot nga kabineti i kryeministrit Thaçi është e nënshkruar nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, dhe në të, Thaçit i drejtohen me fjalët: "Shkëlqesia e tij, kryeministër i Kosovës".
Mediat serbe kanë raportuar paraprakisht se Kosova në këtë takim do marr pjesë me mbishkrimin "UNMIK-Kosovo".
Ndërkohë, Presidenca e Kosovës reagoi dje ndaj paralajmërimeve të disa mediave serbe se, udhëheqësit kosovar kanë pranuar të udhëtojnë në konferencën në Brdo me logon "UNMIK/Kosovo".
Zyra për informim e Presidencës ka reaguar duke sqaruar se Presidenti Sejdiu do të udhëtojë në Brdo vetëm si "President i Republikës së Kosovës" dhe nën asnjë kusht tjetër.
Zyrtarisht, kryeministri Thaçi ka pranuar sot ftesën nga organizatorët e kësaj konference, si "Kryeministër i Kosovës" dhe jo nën logon "UNMIK/Kosovo", siç ishte paralajmëruar dje nga mediat serbe.