E Diel, 1 Nëntor 2026

OBSH: Aksidentet shkak kryesor i vdekjes së të rinjve në botë

Aksidentet rrugore janë shkaktari kryesor i vdekjeve në mesin e të rinjve në nivel botëror. Ky është raportimi që bën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas raportit të OBSH, 90% e 1.2 milionë vdekjeve në trafik ndodhin në vendet në zhvillim. Në disa nga vendet e varfëra shumica e viktimave të trafikut nuk janë në automjet në momentin e aksidentit, por janë duke ecur me këmbë, biçikletë apo me kafshë.
Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar raportin si studimin më të gjerë e gjithpërfshirës për 178 vende lidhur me aksidentet e trafikut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›