PD-PS, konsensus për ngritjen e Kolegjit të Gjykatës Administrative

Mazhoranca dhe opozita kanë miratuar me konsensus ngritjen e Kolegjit administrativ në Gjykatën e Lartë. Në mbledhjen e radhës së komisionit parlamentar të Ligjeve, ku ka vijuar diskutimi nen për nen i projektligjit për Gjykatën Administrative, ligjvënësit demokratë dhe ata socialistë, gjetën gjithën e përbashkët për ndërhyrjen në draftin fillestar, për krijimin e Kolegjit, në përbërje të të cilit do të jenë 5 gjyqtarë, që vijnë nga Gjykata e Lartë. Gjatë mbledhjes, deputetët ranë dakord edhe mbi nenin 10 të ligjit, i cili flet për përbërjen e trupit gjykues të Gjykatës Administrative. Kështu, në momentin kur do të shqyrtohen çështje që lidhen me kontratat administrative, do të jenë 3 gjyqtarë që do të përbërjen e trupit gjykues. Ndërkohë, çështjet e tjera, do të shqyrtohen nga një gjykatës. Gjatë kësaj mbledhjeje, mazhoranca dhe opozita diskutuan mbi amendamentin e opozitës, mbi të drejtën që i jepet institucionit të Avokatit të Popullit, për ngritjen e padisë pranë Gjykatës Administrative. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj argumentoi se Avokati i Popullit është një institucion që mbron të drejtat e shtetasve nga aktet apo vendimet e paligjshme të organeve administrative publike.
...