E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi takon të martën presidentin e SHBA, Barack Obama

31-03-2012 / Gazeta 55

Këtë të martë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Ai është  është nisur sot për në SHBA.
Delegacioni i Kosovës mësohet se do të zhvillojë takime edhe me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden, Sekretaren Hillary Clinton, ish-sekretaren Madeline Albright dhe kongresistë e senatorë të tjerë. Ndërsa, me ftesë të ambasadorit Cristopher Hill do të qëndrojë në Denver, ku do të mbajë ligjërata në dy universitete.
Thaçi do të qëndrojë edhe në Neë York ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme në OKB.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›