SHBA, Meta-Wicker: Gazsjellësi TAP, arritje madhore për Shqipërinë, investitorët amerikanë interes për potencialet minerare

Në përfundim të vizitës së tij në Senatin Amerikan, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u prit nga Senatori Roger F. Wicker, anëtar i Komisionit të Tregtisë, Shkencës dhe Transportit, Komisionit të Forcave të Armatosura, njëkohësisht anëtar i Komisionit Amerikan të Helsinkit.
Z. Meta dhe Senatori Wicker vlerësuan bashkëpunimin dhe aleancën mes SHBA dhe Shqipërisë në luftën kunder terrorizmit dhe krimit të organizuar. Në këtë kontekst, Senatori Wicker vlerësoi kontributin e forcave të armatosura shqiptare në Afganistan si dhe progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit.
Z. Meta dhe Senatori Wicker diskutuan gjithashtu per zhvillimet ekonomike ne Shqiperi, me theks te vecante ne shfrytezimin e pasurive minerare dhe potencialeve energjitike te vendit per investitoret amerikane. Z. Meta vuri ne dukje progresin e bere ne kuader te projektit te Gazsjellesit Trans-Adriatik TAP, ndërsa Senatori Wicker u shpreh se realizimi i ketij projekti do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin.
Ne perfundim, z. Meta dhe Senatori Wicker ndanë mendimin se strategjia e shfytëzimit të potencialeve ekonomiko-tregtare të Shqipërisë, shoqëruar me integrimin e plotë në Bashkimin Evropian, është rruga më e sigurt drejt rritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Meta – Smith: Shqipëria ka pësuar ndryshime rrënjësore vitet e fundit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim u prit në Uashington në një takim nga Kryetari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Kongresmeni Christopher H. Smith. Gjatë takimit, z. Meta dhe Kongresmeni Smith vunë në dukje ndryshimet e mëdha që Shqipëria dhe rajoni ka përjetuar gjatë viteve të fundit në të gjitha fushat, duke nënvizuar përmirësimin e standardeve demokratike dhe të të drejtave të njeriut në vend. Kongresmeni Smith vlerësoi arritjet e Shqipërisë në luftën ndaj trafiqeve të qenieve njerëzore, duke theksuar njëkohësisht se progresi i bërë në drejtim të rehabilitimit të viktimave të trafikut është një aspekt shumë i rëndësishëm i kësaj beteje. Kongresmeni Smith u shpreh se rajoni sot është larg ditëve të së kaluarës së hidhur kur skenat e refugjatëve apo luftërave mbizotëronin ekranet televizive të vendeve perëndimore. Sot, u shpreh ai, rajoni eshte shume me i stabilizuar, ne paqe dhe ne rruge te sigurt drejt integrimit evropian. Në këtë kontekst, Kongresmeni Smith shprehu nje vlerësim të veçantë për kontributin konstruktiv dhe vizionin e politikës së jashtme të Shqipërisë në dobi të paqes dhe progresit të të gjithë rajonit.
Z. Meta dhe Kongresmeni Smith ndanë mendimin e përbashket se prioritet kryesor i marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë është rritja e shkembimeve ekonomiko-tregtare si dhe shtimi i investimeve amerikane në Shqipëri.