E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama promovon në Vlorë “Kurbanin”

Menjëherë pas Prishtinës, libri “Kurban” i Kryetarit të Partisë Socialiste u promovua pasditen e sotme në Vlorë. Rama ka zhvilluar takime me me shkrimtarë dhe intelektualë vlonjatë, në teatrin e këtij qyteti. Qindra vetë ishin mbledhur për të dëgjuar të vërtetat e Edi Ramës mbi librin dhe të librit “Kurban”. Ashtu siç edhe vetë pohoi në këto takime të promovimit të librit të tij Rama ndihet krejt ndryshe nga një aktivitet politik: “ Jam i befasuar dhe i emocionuar nga prania juaj. Qysh ditën e parë që u bë promovimi në Tiranë pak orë para se të shkoja në promovim isha i emocionuar, sepse është një eksperiencë krejt tjetër.” U rrëfye kështu Edi Rama para intelektualëve vlonjatë të mbledhur në sallën e teatrit, duke theksuar, si edhe në aktivitete të tjera të këtij lloji, se asnjëherë s`ka preferuar të flasë ai për librin, por të jetë libri që flet për veten e tij. Duke vazhduar arsyetimin në këtë linjë Rama u shpreh se “çdo moment i ballafaqimit me publikun është një moment i brishtë, është një moment i veçantë që të bën të ndihesh në vështirësi.”Edi Rama theksoi se ky nuk është një libër për të shkuarën, por për të ardhmen, duke i ftuar bashkëbiseduesit e tij për të gjetur në këtë libër arsyet për të besuar. Nuk kanë munguar qindra qytetarë të Vlorës, që kanë kërkuar ta kenë librin me autografin e autorit.“ Në këtë libër do t`i gjeni të gjitha arsyet për të pasur besim. Nëse do doni të bëheni pjesë e kësaj përpjekje akoma më mirë. Nëse do prisni që ëndrrat të bëhen realitet do jetë një zhgëndërr, por nëse do t`i ndiqni ëndrrat tuaja me pasion nuk ka ëndërr të parealizueshme,” përfundoi Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›