E Diel, 1 Nëntor 2026

Ererat e Santa Anas ne Kaliforni 300.000 shtepi pa energji elektrike

Afro 300.000 banesa mbetën pa energji elektrike të enjten në Kaliforni, pas kalimit gjatë natës mbi këtë shtet të erërave të fuqishme, që frynin me shpejtësi deri në 160 km/orë, që rrëzuan pemë dhe këputën linja elektrike edhe në Los Anxhelos.

Këto erëra të fuqishme shkaktuan gjithashtu mbylljen e përkohshme të aeroportit ndërkombëtar të Los Anxhelosit gjatë natës.

Gjatë mëngjesit, një numër i madh shkollash u mbyllën, ndërsa defektet në sistemin e semaforëve sollën bllokime të shumta të trafikut, ndërkohë që erëra akoma më të fuqishme priten gjatë ditës.

Ky rajon është prekur nga fenomeni meteorologjik i quajtur "Erërat e Santa Anas", erëra të thata që shfaqen në jug të Kalifornisë në vjeshtë dhe në fillim të dimrit dhe që ndonjëherë bëhen gjithashtu shkak për zjarre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›