E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monument për Yeltsinin

Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 16:00

Presidenti rus, Dimitri Medvedev përuroi një monument kushtuar njërit prej paraardhësve të tij, Boris Yeltsin, të cilin e vlerësoi për udhëheqjen e vendit gjatë pesë viteve të vështira pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Monumenti 10 metra i lartë është ngritur në vendlindjen e Yeltsinit, Yekaterinburg me rastin e 80-vjetorit të tij të lindjes. Ish-presidenti rus vdiq në prill të vitit 2007.

Trashëgimia e tij mbetet kundërthënëse: disa rusë e vlerësojnë atë për inkurajimin e lirive civile dhe të demokracisë, të tjerë e kritikojnë për korrupsionin dhe vështirësitë ekonomike që shoqëruan mandatin e tij presidencial.

Yeltsini fitoi në zgjedhjet e para të lira presidenciale të Rusisë në qershor të vitit 1991.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›