E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri britanik, vizitë të papritur në Afganistan

Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, ka arritur sot në një vizitë të papritur në Afganitsan.

Ai tha se ndersa forcat e sigurisë afgane kishin “gjithnjë e më tepër besim në vetvete”, Britania planifikon tërheqjen e një numri “relativisht të vogël” të trupave.

Zoti Kamerun arriti në Kampin Bastion, baza kryesore britanike dhe amerikane në provincën Helmand, në pjesën jugore të Afganistanit.

Ai tha se e ka anuluar vizitën në qytetin Lashkar Gah, në mënyrë që helikopterët të mund të përdoren për kërkimin e një ushtari të zhdukur britanik.

Aktualisht, në Afganistan gjenden afro 9500 ushtarë britanikë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›