E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, arrestohet lideri i bandës së drogës, Zetas

Zyrtarët meksikanë njoftuan se kanë arrestuar liderin e bandës se drogës Zetas, Jezusi Enrique Aguilar Rejon.Sipas autoriteteve meksikane, Rejon supozohet të jetë komandant i tretë i Zetas, një bandë droge e formuar nga ish-ushtarët meksikan të forcave speciale. Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Sigurisë Publike në Meksikë, Rejon, i njohur si El Mamito, ishte arrestuar në Atizapan de Zaragoza.

Në deklaratën e Ministrisë theksohej se Rejon ishte anëtar dhe themelues i Zetas si dhe një nga kriminelët më të kërkuar në vend. Një oficer i policisë gjithashtu u arrestua me të si dhe u janë sekuestruar disa armë, para, dokumente të ndryshme dhe pajisjet e komunikimit. Rejon dyshohet për përfshirje edhe në vrasjen e agjentit të Emigracionit të SHBA .

Më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ofruar një shpërblim prej 5 milion $, për të gjetur ata që qëndrojnë prapa sulmit të agjentit të policisë amerikane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›