E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj, takim lamtumire me ambasadorin Steinbach

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka pritur në një takim lamtumire, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Hans-Dieter Steinbach, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij për zhvillimet në Kosovë gjatë kohës qe ka qenë në krye të Ambasadës gjermane.
Hoxhaj, ka thënë se qytetarët dhe institucionet e Kosovës e konsiderojnë Gjermaninë një ndër partnerët kryesor strategjik në proceset e mëtejshme, duke e vlerësuar jashtëzakonisht lartë kontributin që ky shtet dhe populli i saj ka dhënë për Kosovën, gjatë gjithë proceseve të kaluara.
 

Ministri, po ashtu, ka shprehur përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin e gjithanshëm me Gjermaninë, duke falënderuar ambasadorin edhe për përkrahjen që shteti gjerman po i jep Kosovës në drejtim të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit, si dhe në proceset integruese në strukturat euroatlantike.
 

Nga ana e tij, ambasadori Steinbach ka falënderuar ministrin Hoxhaj për bashkëpunimin e ofruar gjatë kohës qe ka qenë në krye të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›