E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vetëvendosje": Marrëveshjet janë të Thaçit, jo të popullit

Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar ndaj formës së arritjes së marrëveshjeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Përmes një deklarate për shtyp, drejtuesit e “Vetëvendosjes” thonë se kryeministri Hashim Thaçi nuk ka respektuar fjalën e tij, ndërsa ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të debatojë para miratimit të çdo marrëveshje me Serbinë.

“Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë përsërit qëndrimin e saj se është kundër këtyre negociatave, për shkak se, sipas tyre, “ato janë në kundërshtim me të drejtën për të qenë sovran si shtet dhe të drejtat tona si popull”.

“Në republikën parlamentare nuk ka organ më të lartë politik sesa Kuvendi. Anashkalimi dhe përqeshja që po ia bën Kuvendit Hashim Thaçi dhe Qeveria e Kosovës, e pamundësojnë Republikën e qytetarëve, duke e kthyer vendin në shtet të pushtetarëve”, thekson mes te tjerash deklarata.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›