Kryeministri çek: Të zgjidhen mosmarrëveshjet për CEZ

Në konferencën për shtyp, midis të tjerash, Necas kërkoi që kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ, të zgjidhë mosmarrëveshjet e shfaqura ditët e fundit dhe të kthehet në një histori suksesi.
“Dua të përmend që interesi jonë është që investimi i CEZ të jetë model i suksesshëm. Gjithashtu jam siguruar nga kryeministri Berisha që edhe nga pala shqiptare ka interes që procesi të dalë i suksesshëm. Ne e dimë që ka pasur mosmarrëveshje dhe ne presim që të zgjidhen. Besoj se zgjidhja e kësaj situata do jetë kyçe dhe sinjal i mirë edhe për Evropën Perëndimore pasi CEZ është një ndër 5 kompanitë e mëdha në të gjithë Europën. Berisha më ka siguruar që pala shqiptare do bëjë c’mos që problemi të zgjidhet”, deklaroi kryeministri çek. Kreu i qeverisë shqiptare foli me vlerësime pozitive për kompaninë CEZ, duke garantuar se zgjidhja e problemit me këtë kompani do të bëhet së shpejti dhe me transparencë.
“Lidhur me pyetjen tuaj mendoj se kanë arsye që kompanitë ceke të investojnë në Shqipëri. Dhe fakti aty ku krijohen probleme në mënyrën më transparente për zgjidhje më të drejta dhe të ndershme është në favor të kësaj që unë besoj. Problematika lidhur me CEZ-in dhe marrëdhëniet komplekse në Shqipëri është trajtuar nga të dyja palët gjerësisht gjatë kësaj periudhe, besoj se po shkohet drejt dhënies së përgjigjes më të mirë të problemeve. Kam besim të plotë në kapacitetet e mëdha investuese dhe menaxhuese të CEZ, si një korporatë ndër më të mëdhatë në Evropë dhe në mbështetjen që qeveria ceke i japin korporatës për të investuar. Unë e garantova kryeministrin se jemi për suksesin e CEZ dhe ramë dakord për të përgatitur një histori suksesi në interes të konsumatorëve shqiptar, në interesin më të mirë të korporatës CEZ në Shqipëri”, deklaroi Berisha.
Ndërkohë, kryeministri Berisha e cilësoi si diçka normale atë çka ndodhi në Parlament të enjten e shkuar. "Unë i konsideroj zhvillimet në Parlament, si më normalet. Për një post u paraqitën dy kandidatura dhe unë kam veçse respekt për opozitën që paraqiti kandidaturën e vet. Opozita ka të drejtat e taktikave të veta politike dhe kërkoi që të mos viheshin firma në fletët e votimit, sepse kishte frike se mos viheshin shenja. Për të shmangur çdo obsesion ndaj shenjave ju referuam butonit, me votim të fshehtë. Opozita taktikoi dhe mori vendimin e vet, gjë që është krejt normale", tha Berisha. /Start/
2012-04-16 13:53