E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani, i gatshëm të diskutojë nivelin e pasurimit të uraniumit

Gjatë një prononcimi për televizionin satelitor iranian ''Jam-e-Jam”, Saleh tha se “fuqitë e mëdha, me të cilat Irani rifilloi bisedimet të shtunën në Stamboll për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën bërthamore, arritën në përfundimin se nuk mund të shmangin më tej faktin se Irani është perfeksionuar në pasurimin e uraniumit dhe se nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij''.
     
"Mes uraniumit natyral dhe pasurimit të tij deri në 100 për qind, ka hapësira për diskutim'', theksoi Salehi, ish-shef i programit bërthamor iranian, aktualisht ministër i Jashtëm.

Irani rifilloi bisedimet me pesë fuqitë e përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë pas plot 15 muajsh ndërprerje. Bisedimet u zhvilluan me 14 prill në Stamboll, teksa u ra dakord që me 23 maj të ri-mblidhen në Bagdad./Start/

                                                                                             2012-04-16 16:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›