Kandidati per kreun e FRPD, Ylber Gjeta: Gert Bogdani erdhi rastësisht ne PD

Tiranë, 5 prill – Përplasje të forta po regjistrohen në gjirin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), për kreun e ri të saj.
Menjëherë pas deklaratave në media të Gerti Bogdanit, reagoi dhe rivali i tij Ylber Gjeta. “Jam shumë i indinjuar nga mënyra se si ka dashur të më sfidojë Bogdani edhe pse zgjedhjet janë në hapin e parë të tyre”, - tha Gjeta, duke shtuar se “unë jam për garë jo për fjalë në erë”.
Më tej, Gjeta tha se do të jetë kthim prapa emërimi i kryetarit të FRPD-së.
Kurse konsideroi se nuk është demokratike të mos ketë garë dhe rivalë në të.
“Përveç të tjerash z.Bogdani nuk ka si më njeh mua anëtarin e hershëm të FRPDSH-së, pasi nuk jam i sigurt nëse ai vetë e ka teserën e anëtarësimit aty”, - tha Gjeta.
Sipas tij, Bogdani nuk ka historik në këtë organizatë të madhe rinore politike apo dhe në PD.
“Për ta njohur këtë person që dihet se nga erdhi, dhe se si e servirën në në PD po radhis pa modesti disa fakte”, u shpreh Ylber Gjeta, kandidat për postin e kreut të FRPD-së. Ylber Gjeta në vitin 1998 ka qenë anëtar i rithemelimit të forumit Rinor të PDSh-së pas ngjarjeve të vitit 1997 kur FRPD pothuajse nuk ekzistonte.
Në vitin 1999 deri në 2001 ai ka kryer detyrën e kryetarit të Bordit të Studenteve të FRPD-së që më pas u quajt GRUD (Grupimit Rinor Universitar Demokrat).
Në vitin 2001 zoti Gjeta u zgjodh Kryetar i Unionit të Pavarur Studentor Shqiptar.
Në zgjedhjet e Vitit 2005 kandidati për kreun e FRPD-së u aktivizua në shtabin elektoral të z. Sokol Olldashi në Shijak, ndërsa në zgjedhjet për pushtetin lokal të zhvilluara në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i grupit të Numërimit të Votave nga PD-ja në Njësinë Bashkiake nr. 1 në Tiranë.
e.l/NOA