E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama:SHBA,strategji për armët bërthamore

Në ndalesën e radhës të turit evropian në Pragë, Presidenti Amerikan Barak Obama u shpreh në një konferncë për shtyp se SHBA-ja do të ketë një strategji ndërkombëtare për trajnimin e armëve bërthamore dhe do të propozojë masa për të redektuar ekzistencën e armëve bërthamore. Presidenti amerikan, Barack Obama i bëri sot thirrje Koresë së Veriut në ndalojë veprimtarinë e saj për zotërimin e një arme bërthamore dhe shtoi se lëshimi i raketës, i kryer sot nga Pheniani, përbën një kërcënim global dhe sjell nevojë për një përgjigje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. "I bëj thirrje Koresë së Veriut të përmbushë angazhimin e saj dhe të braktisë të gjitha programet për armët bërthamore", u shpreh Obama pak para një fjalimi që do të mbajë në Republikën Çeke, në lidhje me kontrollin mbi armët. "Ky lëshim vetëm thekson nevojën urgjente për axhendën që do të paraqesë gjatë fjalimit që do të mbaj gjatë orve të ardshme", deklaroi Obama. Koreja e Veriut lëshoi sot një rekatë me rreze të gjatë veprimi mbi Japoni, gjë që solli irritim dhe dënim të këtij veprimi në arenën ndërkombëtare, por për të cilin Pheniani ka deklaruar se është një lëshim sateliti. Kjo do të diskutohet në një takim emergjent të Këshillit të Sigurimit në OKB

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›